Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të komunikojë një tjetër akuzë ndaj ish-kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, si dhe drejtuesit aktual të KESH, Erald Elezi. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se të pandehur do të merren dhe dy shtetas të tjerë, ndërsa për Evis Berberin i cili ndodhet në burg prej vitit të kaluar kjo është akuza e dytë
Të katërt janë të përfshirë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në procedura tenderimi.
SPAK njofton se hetimet ndaj tyre kanë të bëjnë me verifikimin e procesit të tenderimit dhe respektimin e ligjit në dhënien e kontratave publike.
Komunikimi i akuzës është hapi i radhës në çështjen që po hetohet nga organi i posaçëm.
Rikujtojmë se tre ditë pasi mori të pandehur numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, për aferën 190 milion euro të tunelit të Llogarasë, SPAK i komunikoi sot akuzën dhe një prej njerëzve të saj më të afërt.
Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli u paraqit sot në SPAK në orën 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderi.
Mësohet se i është komunikuar akuza e 'shkeljes së barazisë' për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Edhe 'shefja' e tij Balluku përballet me akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
© SYRI.net