Kryeredaktori i Syri.tv Romir Saraçi në një analizë të thelluar të çështjes "Balluku", saktëson se hetimi i SPAK nuk fokusohet te një tender i vogël supervizimi prej 2 milionë eurosh, por te e gjithë afera e projektit të Tunelit të Llogarasë, që kap vlerën marramendëse të 190 milionë eurove.
Në një intervistë për 'Kafe Shqeto' në Syri Tv Saraçi tha se strategjia propagandistike e qeverisë synonte të minimizonte skandalin. Megjithatë, komunikata zyrtare e SPAK ka qenë e qartë: ish-ministrja është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera për të gjithë projektin 190 milionë euro.
Tenderi i parë për ndërtimin e tunelit, me vlerë 140 milionë euro, u anulua në mënyrë të dyshimtë. Vetëm katër muaj më vonë, gara u rihap dhe fitues u shpall një konsorcium turk, ku bënte pjesë e njëjta kompani, por këtë herë me një ofertë prej 190 milionë eurosh. Kjo diferencë prej 50 milionë eurosh përbën thelbin e abuzimit që po hetohet nga prokuroria e posaçme. Ky saktësim ndryshon rrënjësisht përmasat e çështjes, duke e zhvendosur atë në një nga aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit.
“Ajo çfarë duhet saktësuar dhe mbetet për t'u vlerësuar te puna e SPAK-ut, është fakti që sot Belinda Balluku është duke u hetuar për projektin 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë, pra për atë anulimin e famshëm, po prapë sipas SPAK-ut, pra anulimin e famshëm të tenderit të parë që do të ndërtohej me 140 milionë euro dhe tenderi dhe rihapjes së garës për herë të dytë mbas katër muajve, ku u përzgjodh konsorciumi turk dhe duhet theksuar duke e bëri e njëjta kompani, por jo më me 140 milionë euro, por me 190 milionë euro.
Sipas SPAK, Belinda Balluku është duke u hetuar pikërisht për këtë episod, përveç se të tjerave që siç kemi parë dhe në hetimet e të shkuarës, që niset për diçka, por rrugës shtohen edhe akuzat e tjera në bazë të të letrave të dosjes.
Dhe si gazetarë vlen që të theksohet se dhe në këtë çështje është bërë një, një punë e mirë propagandistike nga ana e e e qeverisë, jo vetëm për të, për të orientuar dhe për të ndryshuar faktet, dhe për t'i servirur opinionit publik një situatë krejt tjetër nga ajo çfarë është në realitet. Për episodin e e amplifikimit të akuzës për 2 milionë euro, për episodin e kemi parë edhe emisione, kemi parë edhe analiza në studio, kemi parë edhe lajme ë që risollën dosjen e Evis Berberit. Por episodi i Belinda Ballukut është, vërtet është zbuluar për shkak të transkriptimit të telefonit të Evis Berberit, por nuk bëhet fjalë për supervizimin, por bëhet fjalë për tenderin në total. Nga informacionet që kemi si gazetarë, jo vetëm ne, po dhe kolegët që janë të atashuar pranë, pranë SPAK-ut, flitet për komunikime mes Evis Berberit, Belinda Ballukut dhe komunikimet e Evis Berberit dhe bashkëshortes së tij ku përfshihet drejtpërsëdrejti zëvendëskryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës. “
Gazetari Romir Saraçi bëri të ditur se provat kyçe kundër Belinda Ballukut dhe të tjerëve janë siguruar pas zbardhjes së telefonit të ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, një proces që u bë i mundur falë ndihmës së një kompanie të liçensuar amerikane.
"Në rastin konkret kemi deri tani SPAK ka shkuar deri tek Belinda Balluku, që na tregon SPAK, këtë e dimë të sigurt. Këtë e dimë të sigurt sepse na e tregon SPAK, që Belinda Balluku është duke u hetuar për anulimin e tenderit, rihapjen e tenderit, shkelje të barazisë në tendera për fondin 189 milionë euro dhe disa bishta të tjerë. Ajo çfarë ne dimë tjetër, po prapë që është fakt, është takimi që Belinda Balluku, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj kanë bërë në Ankara, në zyrat e kompanisë e cila 20 ditë pasi pas këtij takimi fitoi tenderin. Dhe kjo po është publike.
Po, edhe kjo është vepër penale. Në atë kohë Belinda Balluku në Facebook-un e saj ka publikuar foto dhe informacione nga, nga takimi duke ë deklaruar që jemi në Ankara për një takim produktiv me kompaninë X Y Z për ë projekte infrastrukturore të tjera. 20 dita, 21 ditë mbas këtij takimi rihapet tenderi dhe na del fituese pikërisht kompania. Pra në takim kemi Belinda Ballukun, Arben Ahmetajn dhe ë Edi Ramën. Arben Ahmetaj në cilësinë edhe të ministrit të Financave që është lidhja dytësore me projektin për financimin e mëpasshëm e të tjerë. Unë nuk jam i sigurt nëse ka qenë në detyrë në atë kohë për lëvrimin e e financave, kurse sa i përket prezencës së Belinda Ballukut si ministre e infrastrukturës, është autoriteti direkt dhe në atë takim ka qenë dhe kryeministri.
Dhe nuk besoj që në takime zyrtarët e lartë paska qenë Belinda Balluku, paska marrë prej dore Edi Ramën, e paska çuar në takim në Ankara dhe hajde këtu ti dhe qëndro thjesht si fasadë dhe kjo paska bërë negociatat më pas për marrjen e tenderit. Pra, për mendimin tim nuk është aq surprizuese e gjithë kjo histori për kryeministrin.
Ajo çfarë, unë më tepër shoh, është një lëshim, për shkak të disa provave të cilat sot kanë marrë firmën edhe një e një partneri shumë të rëndësishëm.
Duhet t'ia thuhemi publikut që telefoni i Evis Berberit është ë zbardhur nga autoritete amerikane. Dhe ato prova të cilat sot janë në SPAK, i ka kërkuar ndihmë një kompanie të liçensuar amerikane pranë autoriteteve amerikane të ligjzbatuese të ë autoriteteve amerikane të drejtësisë për t'ju dhënë ndihmën për zbardhjen e këtij telefoni. Dhe fill pas këtij veprimi ne na vjen kjo lloj lëvizje. Pra jemi në kushtet ku kemi disa informacione të çertifikuara nga disa aleatë që me sa duket, - (kjo pastaj është analizë)- me sa duket detyrojnë edhe autoritetet shqiptare që të jenë pak të kujdesshëm kur në mes kemi dhe një, një partner që ka, ka informacione në lidhje me këtë projekt.
Saraçi solli në vëmendje fakte se e gjithë struktura mund të jetë ndërtuar pa lejen e nevojshme ligjore.
"Siç nxori Belind Këlliçi, i gjithë projekti është bërë pa leje. Leja është firmosur vetëm pasi ishte inauguruar," deklaroi Saraçi.
Ky pohim, nëse konfirmohet, përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave të ndërtimit, duke e bërë të gjithë procesin të paligjshëm që në themel.
"Duke parë të gjithë këto shkelje njëpasnjëshme në pika kyçe, SPAK do duhet të nxitojë për t'i vënë shiritin atij tuneli dhe të kërkojë një kolaudim nga e para," theksoi Saraçi. Ai paralajmëroi se neglizhenca mund të çojë në një tragjedi të mundshme, duke theksuar se përtej parave të vjedhura, në lojë është jeta e qytetarëve që përdorin këtë aks rrugor.
© SYRI.net