Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh para ligjit për amnistimin e krimit elektoral dhe milionat që ke marrë nga Kreshniku i Manzës

10:21, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në paraqitjen e tij në SPAK pranë oficerëve të BKH-së për masën e sigurisë, kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik edhe mesazhin që i ka lënë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.  

Në deklaratën për median, Berisha bëri me dije se Dumani do të përgjigjet para ligjit, pas aministimit që i ka bërë krimit elektoral dhe milionave që ka marrë nga një eksponent i krimit në Manzë.

‘Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë’, ishte mesazhi i kryedemokratit për Dumanin.

Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.

Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë.

Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco