Prapaskenat e shkarkimit, Teliti: Si lëvizjet e mazhorancës dhe fjala e Veliajt zbulojnë rolin e Edi Ramës

10:14, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përtej përplasjes ligjore dhe politike, diskutimi në studion e Kafe Shqeto në Syri tv nxori në pah një dinamikë komplekse të lojërave të pushtetit brenda Partisë Socialiste.

Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, Dorjan Teliti argumentoi se mazhoranca socialiste me qëllim e la vendimin ligjërisht të dobët, duke i lënë një "dritare të hapur" Erion Veliajt për të fituar një dëmshpërblim financiar në të ardhmen. Ai interpretoi fjalimin e Veliajt, ku ky i fundit iu referua "kapjes së shtetit" dhe i quajti këshilltarët e tij "ushtarë", si një mesazh direkt për Kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani ishte edhe më direkt, duke deklaruar se "Zoti Rama e ka marrë peng Bashkinë e Tiranës". Kjo pjesë e debatit sugjeron se shkarkimi i Veliajt mund të jetë më shumë se një betejë opozitë-pozitë; mund të jetë një kapitull i rëndësishëm në rikonfigurimin e pushtetit brenda kampit socialist, me Ramën që luan rolin kyç në orkestrimin e ngjarjeve.

Dorjan Teliti, theksoi se për qytetarët e Tiranës, problemi imediat është një qytet "i qelbur dhe i zhytur në trafik", dhe largimi i modelit qeverisës që e shkaktoi këtë ishte prioriteti absolut. Ky segment i debatit e transformon rastin konkret të Veliajt në një pyetje themelore për të ardhmen e demokracisë shqiptare, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të shërbejë si një udhërrëfyes kritik.

Dorjan Teliti: Atëherë, përsëri dhe njëherë, interesi jonë madhor është interesi publik. Bashkia e Tiranës nuk mund të vazhdonte më të drejtohej me modelin Veliaj. Nuk mund të vazhdonte më të drejtohej nga vetë Veliaj dhe nuk mund të drejtohet sot nga Veliaj. Nga një person i cili është rezident në Durrës. S'po them burgu i Durrësit, se duket dhe konotacion negativ. Është i padisponueshëm. Nuk mundet. Tirana sot është e qelbur. Tirana sot zhytet në trafik. Tirana sot është pa shkolla, pa kopshte, pa çerdhe. Dhe ju më flisni mua për aspektin juridik. Shumë i rëndësishëm është aspekti juridik. Po ta zgjidhin ata të cilët e kanë ndërmarrë hapin. E përsëris edhe njëherë, bëmë çmos që ky aspekt juridik të respektohej. E bëmë çmos, se kemi kërkuar zyrtarisht, prandaj po them, nuk duhet të ndiqni vetëm mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Të ndiqni 96 orët para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, deri në ezaurimin e mbledhjes. Na ka dalë goja mbrapa me deklarata zyrtare para bashkisë, me deklarata nga selia e partisë, e Partisë Demokratike, duke kërkuar që Erion Veliaj të vinte në sallë, të pasqyrohej vendimi me shkeljet e tjera. Ne kemi kërkuar.

Tani kur ata s'duan, çfarë do bëjmë neve? Do biem në pengun e tyre, të bëhemi tashmë pre e lojës së tyre, që meqënëse ata nuk deshkan ta plotësojnë aspektin juridik, neve nuk duhet të largojmë Erion Velinë, pas një beteje disavjeçare dhe duke ditur që Erion Veliaj ka ardhur në pushtet me mandat të tretë me votat e 5D-së? Çfarë do të themi neve? Çfarë do të them përsëri dhe njëherë, çfarë do mendonin qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës për ne? Nëse ne do vinim pas një beteje aq të gjatë, pas zgjedhjeve të 2023-it, pas denoncimit që kemi bërë skemave korruptive, klienteliste, 5D-ra e kështu me radhë, pasi ata që shëmbën teatrin, ku do që kanë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ata që firmosin, ai që firmosi për që mori vendim 96 milionë euro detyrim financiar pa pyetur Këshillin Bashkiak, ku dinë me ekonomikë nuk jep dot vetë kryetari i Bashkisë. Çfarë do të thonin qytetarët për ne nesër? Interesin e kujt mbrojmë neve? Ne së pari do mbrojmë interesat e publikut. Dhe interesi i publikut ishte që Erion Veliaj të largohej një orë e më parë.

Dhe bëmë çmos që largimi i tij të ishte sa më shumë ligj, të ishte komplet ligjor, siç thoni ju. Por nëse pala tjetër nuk do dhe i ka kartonat, atëherë qëndrimi që ne kemi mbajtur ka qenë qëndrim politik, duke u zhveshur nga përgjegjësia jonë përsa i përket procedurës së ndjekur, e cila përsëri ishte e paplotë dhe e kam thënë brenda sallës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak. E kam thënë dhe unë dhe në fjalën zyrtare që mbajta në Këshillin Bashkiak. Këtë shqetësim kam ngritur, atë që thoni juve. Të plotësohet vendimi, të bëhet ligjor vendimi. Po që ama që duhet, Erion Veliaj duhet i larguar dhe duhet larguar, duhet larguar me ceremoni nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duhet i larguar dhe e kemi bërë gjënë më të mirë, vendimmarrjen politike për largimin e tij. Në aspektin procedural pastaj, përsëris edhe njëherë bëmë çmos që ai vendim të ishte sa më, sa më shumë ligjor dhe sa më shumë kushtetues. Por nëse mazhoranca nuk do ta bëjë këtë gjë, çfarë do bëjmë, do biem pre e mazhorancës ne? Jo absolutisht jo. Kemi bërë 44 protesta zotëri pa pushim, pa asnjë, çdo të premte. Ishte shi, ishte diell, ishte 0 gradë, ishte 44 gradë, s'kishte fare rëndësi për ne. Vetëm për hir të atyre qytetarëve të cilët kanë, kanë, kanë, kanë protestuar me ne. Të atyre demokratëve që janë tjetërsuar vota në zgjedhjet e 2023-shit. Që u dhunuan nga 5D-të me shokë. Për ata protestues të teatrit të cilët ndenjën atje muaj e muaj të tërë dhe e panë teatrin të shëmbej, ndërkohë që godin ish akoma flamuri kombëtar. Ne po pra, situata, ne jemi përfaqësues të qytetarëve.

Pastaj dhe e përsëris edhe njëherë, nëse mazhoranca vendos të lejë shtigje dhe hapësira që Erion Velisë t'i japë nesër para dëmshpërblim, do të biem pre e mazhorancës ne? Kishim ne, pyetja është, kishim ne fuqi që me votën tonë të ndryshonim vendimin e mazhorancës? Jo. Se po të kishim fuqi s'do prisnim shtatë muaj zotëri, jo. Do kishim shkarkuar që përpara. Me motivacione të duhura ligjore ama. Jo thjesht për mungesë tremujore. Po dhe për shkeljet e tjera pasi për mendimin tim dhe këtu nuk ka nevojë për juristë, Këshillit Bashkiak i mjaftonte vetëm pesë minuta seancë të konstatonte shkresën e famshme që Erion Veliaj ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak pa mbledhur këshillin. Dhe në momentin që konstatohet, ju e dini shumë mirë si jurist. Mjafton kaq, marrja e kompetencave të një institucioni tjetër është shpërdorim detyre dhe largohesh nga detyra. Ta kishte bërë kushdo këtë gjë do ishte larguar, do ishte me, do ishte burg me ceremoni. Po s'ishte qëllimi i tyre. Tani do biem pre e qëllimit të tyre ne? Se duan t'i lenë një dritare hapur që Erion Veliaj kur të dali nesër nga burgu me vendim të Strasburgut të marri disa qindra mijëra euro, të mer, mijëra euro dëm, dëmshpërblim. Përveç kësaj, sa miliona euro dëme i bëhen Tiranës nga prezenca e modelit Veliaj në Bashkinë e Tiranës?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco