Asnjë fjalë nuk u tha në ceremoni për Rexhinën, ish gruan e Fatos Nanos me të cilën kaluan 27 vite bashkë dhe nga ku patën fëmijët e tyre.
Xhoana foli për momentet se, si kishte rënë në dashuri me Nanon.
Sokoli, i biri, foli për Babain duke e cilësuar kampion. Asnjë fjalë për Nënën e tij të pranishme aty.
Rama foli. Foli për ata që dje e kishin sulmuar dhe sot e qanin. Asnjë fjalë për ish gruan e Nanos si familjare dhe nënë fëmijësh.
Nuk besoj se ka pas njeri më të vetmuar në atë ceremoni se sa vetë Rexhina.
Edhe fëmijët "ja mori" Xhoana kur i deklaroi si fëmijët e saj dhe të Nanos.
Rexhina edhe mund të mos vinte fare në atë ceremoni dhe me gjithë të drejtën e Zotit.
Por ajo, si zonjë grua që është zgjodhi të ishte pranë fëmijëve për tju kujtuar atyre se përtej asaj që ka ndodhur, ai mbetet Babai i tyre dhe unë mbetem Nëna juaj! /Sprint.al
© SYRI.net