Ish-kryeministri, Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Ish-kryeministri, Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

13:02, 02/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano.

Ish-kryeministri do të përcillet për në banesën e fundit, ku arkëmorti do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet.

Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.

Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco