Homazhet për Fatos Nanon

11:37, 02/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili humbi jetën më 31 tetor në moshën 73-vjeçare nga një arrest kardiak.

Arkëmorti i liderit historik të Partise Socialiste, mbërriti rreth orës 8:20 shoqëruar nga familjare të tij për t’u vendosur në hollin e pallatit të kongreseve ku po bëhen nderimet e larta shtetërore ndaj figurës së tij.

Sot është shpallur ditë zie kombëtare, në nder të vdekjes së ish Kryeministrit Fatos Nano. Rreth orës 12:05, trupi i tij do të niset për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Fjalim në homazhe do të mbajë kryeministri Edi Rama dhe një pjesëtar i familjes së zotit Nano, teksa në ceremoni janë ftuar dhe personalitete politike nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe rajoni.

Fatos Nano,  u tërhoq nga politika në vitin 2005 pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa ishte një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste për 14 vite pas rënies së diktaturës, ndërsa ka qenë për 3 herë kryeministër.

Nano njihet në politikë si njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, duke e kthyer atë në një forcë kryesore politike në end. Ndërkohë kolegë të tij të politikës, kanë shprehuar vlerësimet për kontributin e tij, duke e cilësuar Fatos Nanon si njeri vizionar, tolerant dhe me fokus, paqen sociale në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco