Ceremonia për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes, figura politike homazhe në Pallatin e Kongreseve

Ceremonia për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes, figura politike homazhe në Pallatin e Kongreseve

10:41, 02/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Pas homazheve, arkĂ«morti i Fatos Nanos do tĂ« kalojĂ« pĂ«rpara godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ« pĂ«r t’u pĂ«rcjellĂ« mĂ« pas drejt varrezave tĂ« SharrĂ«s, ku do tĂ« zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sipas informacioneve në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.

Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Figura të njohura të politikës shqiptare, si kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, morën pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej liderëve më të shquar të Shqipërisë.

Pasi u përulën para trupit të pajetë të ish kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, figurat politike shkruajtën edhe përshtypjet në librin e shënimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco