Debat në studion e 'Çim Peka Live', Anri Bala: A do bëjë Bela burg? SPAK të gjejë paratë e korrupsionit

Debat në studion e 'Çim Peka Live', Anri Bala: A do bëjë Bela burg? SPAK të gjejë paratë e korrupsionit

22:04, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një debat i ashpër televiziv ka vënë në qendër të vëmendjes efektivitetin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), pas nisjes së hetimeve ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në studion e 'Çim Peka Live' analisti Anri Bala hodhi akuza të rënda ndaj SPAK se nuk  duke e cilësuar hetimin ndaj ministres si një çështje minore në krahasim me aferat e mëdha të korrupsionit për të cilat flitet prej vitesh.

Pjesë nga debati

Anri Bala: Po e ktheve parlament me Zeqinenë nuk kanë turp këta.

Kanë dalë dosjet e Berishës, Metës e Veliajt janë bërë pazar i gjësë së gjallë. I bënë dosjet fletë fletë.

Zonja nga 8 akuza shumë të rënda.
Jonida Shehu: Akuza nga?
Anri Bala: Unë po i thashë dikujt që ka vjedhur, është akuzë. Është kallëzim kur e çoj te institucioni, institucioni ta verifikojë. Po po i thashë në studio që e ke vjedhur zotëri, po të akuzoj. Dhe shkoj për akuzë unë atje, për shpifje.

Unë besoj se Belinda Balluku... në gjykimin tim doli më e fortë se Berisha, në thonjëza. Më e fortë se Meta, në raport me SPAK-un, institucionin e drejtësisë. Më e fortë se Veliaj. Tani, a duke dalë më e fortë se këta që i ka mundur Rama, a rrezikon...

Enton Abilekaj:  Ka dalë Taulant Balla më i fortë po të duash ti kështu.

Anri Bala:  Tetë kallëzime që janë për afera me nga 50 milionë euro, 100 milionë euro, 200 milionë euro, dhe më del ti për kotecin e pulave me 2 milionë euro, për çelësat e kashtës?

E di kush është neni që ka shkelur zonjën? Tre vjet. Ne kishim drejtoreshën e Kadastrës të Durrësit, u dënuan për pastrim parash u dënua shtatë vjet, bëri me gjykim të shkurtuar 4.8 vjet, mori tre vjet shërbim prove, s'bëri ditë në burg. Si pretendoj unë tani që zonja Belinda Balluku, nëse këta e kanë zbuluar se ka aferën e madhe gjigande, me një nen që shkon deri në tre vjet, që kanë të tjerët, kanë nja dy vjet, nuk po i çojnë gjëkundi, do bëjë burg? Ose a rrezikohet, apo rrezikon SPAK-u? Unë besoj se kemi hedhur miliona, miliarda, kemi ngritur një strukturë antikorrupsion.
Dhe kur ngrejmë struktura antikorrupsion, unë pretendoj se këta njerëzit do më kapin njerëzit e korruptuar. Dhe ka një absurd ..Del SPAK-u sot, më thotë që unë po luftoj korrupsionin dhe ti s'ke asnjë kacille.  

 Ose po gënjejmë ne që këta kanë vjedhur, ose populli që mendon që këta duhet të ikin se kanë vjedhur e ka gabim, ose SPAK-u duhet t'i gjejë paratë. Kush i ka vjedhur.

 Në gjashtë vjet SPAK-u nuk ka kapur një person për korrupsion" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco