Ish deputeti Lulzim Basha paraqitet në SPAK. Basha është parë të hyjë në zyrat e SPAK rreth orës 16:08 të ditës së sotme.
Ende nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes apo qëllimi i kësaj paraqitjeje. Ish-deputeti po merren në pyetje nga Prokurori Alfred Shehu.
Burime për gazetarin e Syri Tv, Fatjon Gjinaj bëjnë me dije se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Kujtojmë se Basha ka qenë ministër i Brendshëm në atë periudhë.
© SYRI.net