Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, këkohet largimi i Ramës

Sfidë Dumanit/ Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Bela bën reels nga Bukureshti

15:28, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa këtë të hënë prokurorët e SPAK e prisnin në Tiranë për t’i komunikuar akuzat që lidhen me hetimin e nisur pas zbulimeve në celularin e ish-vartësit të saj, Ervis Berberi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të jetë larg zyrave të drejtësisë shqiptare.

Nga Bukureshti, ku ndodhet për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Evropian, Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një reel ku flet për bashkëpunimin energjetik me Rumaninë. Ajo thekson se e ka informuar ministrin rumun të energjisë për situatën në Shqipëri, duke përmendur se 10% e prodhimit vjen nga fotovoltaikët dhe 90% nga hidrocentralet.

Por ndërsa në rrjete sociale “Bela” tregon punën dhe angazhimin e saj ndërkombëtar, në Tiranë pyetjet për të shtohen: A do të paraqitet në SPAK? A do të përballet me akuzat që pritet t’i komunikohen? Apo zëvendëskryeministrja po zgjedh ta sfidojë drejtësinë duke mos dhënë asnjë shpjegim për mungesën?

Burime nga hetimi bëjnë me dije se Ballukut i është bërë me dije përmes avokatit të saj të paraqitet brenda javës, ose në të kundërt do të shoqërohet forcërisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco