SYRI TV/ Raporti final i OSBE- ODIHR për 11 majin: Patronazhistët presion punonjësve publik

16:54, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Patronazhistët dhe organizatat kriminale janë një tjetër shqetësim I ngritur nga OSBE-ODIHR që kërcënuan jo vetëm votuesit por edhe kandidatët. Sipas vëhguesve, sistemi I patronazhimit është në shkelje me standardet ndërkombëtare, duke kërcënuar punonjësit public dhe qytetarët, për largime nga puna apo premtime për favore në rast votimi të Partisë Socialiste. Mbyllja e Tik Tok, Kontrolli i medias dhe dhuna ndaj gazetarëve ishin të tjera gjetje të këtij raporti, që u përmbyll me 25 rekomandime për autoritetet shqiptare.

SYRI TV

Patronazhistët, OSBE-ODIHR, i konsideron si një rrjet në shkelje të styandardeve ndërkombëtare, të cilët u përdorën për ti bërë presion administratës. E në këtë kuadër, OSBE-ODIHR shkruan se jo vetëm administrate por edhe qytetarët ishin nën presion për votën, e deri tek shit-blerja e vullnetit të qytetarëve.

Kishte gjithashtu shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë.  U vunë re akuza për presion mbi punonjësit publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorim të rrjeteve të patronazhit, gjë që është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera të shqetësimi përfshinte raportet e blerjes së votave, përpjekjet për të ndikuar padrejtësisht te votuesit e cenueshëm dhe ndikimin e dyshuar të elementëve kriminalë në zgjedhjet në disa zona të vendit. ODIHR ODIHR mori raporte të gjera për presion ndaj punonjësve të bashkive nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste.

Shumë bashkëbisedues ngritën shqetësime mbi ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke pretenduar se premtimet për punësim publik, favore administrative, përfitime sociale dhe leje përdoren për të siguruar vota. ODIHR mori gjithashtu akuza se votuesit frikësoheshin nga hakmarrja për pjesëmarrjen në ngjarjet e partive opozitare dhe raste intimidimi ndaj kandidatëve të opozitës dhe ndonjëherë të partisë në pushtet. Komunitetet e cenueshme ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj presionit nga autoritetet publike për të votuar për Partinë Socialiste. Praktika të tilla janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare që kërkojnë që votuesit të jenë të lirë nga ndikimi i padrejtë ose detyrimi.

Një tjetër shkelje e rëndë e konstatuar në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR është edhe përfshirja e krimit në zgjedhje, duke kërcënuar qytetarët për llogari të kandidatëve dhe partive, madje duke kërcënuar edhe kandidatët rival siç ishte rasti i Vorës, ku grupe kriminale kërcënuan përfaqësues të opozitës.

U vu re gjithashtu shitblerja e votës gjatë fushatës, dhe hetime u nisën në 37 raste. Disa bashkëbisedues pretenduan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale kërcënonin votuesit dhe ndonjëherë kandidatët.

Në ditën e votimit, OSBE-ODIHR konstaton se pati kërcënime ndaj votuesve, zyrtarë të lartë që qëndronin në dyert e qendave të votimit, si dhe kërcënim e moslejim të vëzhguesve për të dokumentuar parregullsitë.

Pati një mungesë të shpeshtë të respektimit të procedurave dhe u shënua nga një numër incidentesh frikësimi dhe nxitjeje të votuesve dhe disa mangësi procedurale dhe transparence në numërimin e votave. Ndër parregullsitë më serioze që u vunë re, pati incidente, të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe bashkëpunëtorëve të partive në proces, nxitje dhe akuza, për blerje votash. Për më tepër, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të paraqitjes së qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjes.  Fshehtësia e votës u cenua gjithashtu nga ndërhyrja e vëzhguesve të partive ose anëtarëve të Komisioneve.

Media, ose ishte në duart e qeverisë ose e financuar prej saj, konstaton raporti, duke ngritur alarmin për raportime të njëanshme për llogari të partisë në pushtet.

Shumica e mediave perceptohen të jenë të lidhura me partinë në pushtet. Edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët vazhdojnë të përballen me raste shpifjeje.  Shumica e mediave perceptohen si të lidhura me partinë qeverisëse. Gazetarët përballen gjithashtu me sulme verbale dhe herë pas here fizike nga zyrtarë publikë. Raportohet gjithashtu se qasja në përfaqësues qeveritarë, përfshirë kryeministrin, është zvogëluar, me një numër në rënie të konferencave për shtyp, dhe ndonjëherë gazetarët janë parandaluar të marrin pjesë në ngjarje, gjë që shkel standardet ndërkombëtare.

Mbyllja e TIk Tok konstatohet si shkelje e rëndë që kufizoi mundësinë e kandidatëve për tju adresuar zgjedhësve, ndërsa rrjetet sociale u përdorën për të sulmuar opozitën.

Disa konkurrentë shpërndanë përmbajtje përçarëse ose manipuluese, ndërsa llogaritë e palëve të treta thuhet se përdorën sjellje të koordinuara joautentike në platformat online për të amplifikuar sulmet kundër opozitës.  Ndalimi i qeverisë për TikTok që nga 6 Marsi 2025 kufizoi mundësitë e fushatës së disa kandidatëve. Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok, një kufizim i gjerë që është i papërshtatshëm me standardet ndërkombëtare.

Sa i përketë votimit të disasporës, Raporti përfundimtar ka pësuar disa ndryshime nga ai paraprak, por sërish evidentohen problemet me regjistrimin e emigrantëve, parregullsitë në votim dhe numërimin e votave.

Për votimin jashtë vendit, pavarësisht fushatës së gjerë të KQZ-së për informimin e votuesve dhe vendimit për të pranuar dokumente identifikimi biometrike të skaduara shqiptare, rreth 41,000 aplikime u refuzuan, për shkak të mungesës së provës së duhur të banimit. U vunë re probleme me dorëzimin e fletëvotimeve, të cilat çuan në disa probleme edhe gjatë numërimit.

Raporti thekson se kordinimi I instucioneve për të goditur krimet zgjedhore mes SPAK-Prokurorisë dhe KQZ-së, kishte impact pozitiv, por sërish efektiviteti i Task-Forces, u vu në pikpyetje.

Disa bashkëbisedues të ODIHR-it vunë në dyshim efektivitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur politikisht. Disa intervistues ngritën shqetësime për efektivitetin e policisë në trajtimin e shkeljeve zgjedhore, sidomos të atyre që përfshijnë rrjete kriminale të organizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco