Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Partia Demokratike dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrim

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Partia Demokratike dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrim

15:31, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka paraqitur sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 5 bashki në vend. 

Deri më tani janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje edhe Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ndërsa sot është afati i fundit për partitë politike.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen më 9 nëntor në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë.

Ndërkohë, për Tiranën Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, teksa KQZ njoftoi më pas ndërprerjen e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Emrat e përzgjedhur nga PD janë:

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco