Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Berisha: Rama në vend që të ndërmerrte një fushatë të fuqishme diplomatike kundër raportit të Dick Martit, shkoi dhe shau në KE

13:51, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se, në vend të një fushate të fuqishme diplomatike për të sfiduar raportin e Dick Martit dhe të amendonte rezolutën për transplantet, ai shkoi dhe e ofendoi publikisht Këshillin e Europës. Berisha përsëriti se i ka kundërshtuar gjithmonë akuzat për trafik organesh, thotë se gjykata hodhi poshtë variantin e transplantit dhe shprehu mbështetje për luftëtarët dhe udhëheqjen e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

Pyetje: Ata e ngritën vetë gjykatën speciale, është e njëjta gjë siç bëri politika në Shqipëri më SPAK dhe tani e akuzon... Në këtë rast Albin Kurti e ka kundërshtuar hapur gjykatën speciale ...

Sali Berisha: Problemi është këtu. Është e vërtetë që Albin Kurti ka qenë në opozitë dhe e ka kundërshtuar, e ka votuar. Por të themi atë që është, pasi Dick Marti arriti ta sensibilozojë shumë komunitetin ndërkombëtar se, lidershipi i UÇK-së ka urdhëruar shkulje organesh, çka do të thotë, ta marrësh tjetrin ta vendosësh në tavolinë dhe ti heqësh organin, është forma më e egër e krimeve kundër njerëzimit, atëherë asnjë njeri nuk merrte përsipër dhe të thoshte, të mos hetohet.

Pse? Burimi ishte Vukçeviçi. Por Vukçeviçi ishte prokurori serb, i Beogradit për krimet kundër luftës. Sado që për mua ai ishte një ultranacionalist i verbër, po për komunitetin ndërkombëtar ai ishte një pikë reference. Ajo ishte një gjë, shumë e organizuar kundër shqiparëve.

Pyetje: Ju i besoni ato akuza z. Berisha?

Sali Berisha: I kam kundërshtuar atëherë, i kundërshtoj sot dhe kam bindje absolute që nuk kanë ndodhur. I ka hedhur vetë poshtë gjykata. Gjykata ka hedhur poshtë variantin e transplantit të organeve.

Edi Rama, qeveria shqiptare në vend që të merrte një fushatë të fuqishme diplomatike, për amendimin e rezolutës që përmendte marrjen e organeve për transplant në territorin e Shqipërisë, filloi e shkoi aty, po shan Këshillin e Europës, sa ata ja anuluan darkën. Kjo është e gjitha.

I përshëndes të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përshëndes ish-udhëheqjen politike të Kosovës, që sot ndodhen në Hagë dhe ata të cilët kauzën e tyre e konsiderojnë një kauzë të drejtë dhe ky është qëndrimi ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco