Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Berisha: PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza

Berisha: PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza

13:18, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do të marrë pafajësinë.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare, duke thënë se “Rama ka duart e veta të zeza”. Berisha kujtoi se PD ka qenë organizatore e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës që në vitin 1991 dhe ka mbështetur fuqishëm si presidentin Ibrahim Rugova, ashtu edhe UÇK-në.

Ai theksoi se qeveria e asaj kohe u dha strehë dhe ndihmë komandantëve të luftës për t’u aftësuar dhe përgatitur për lirinë. Më tej, Berisha e quajti rreshtimin e mazhorancës me Aleksandër Vuçiçin “tradhtinë më të madhe ndaj shqiptarëve pas asaj të Enver Hoxhës”.

FJALA E BERISHËS:

Tani, vetëm dy fjalë do them lidhur me shpifjet e ulëta, amorale që bëri njeriu që di vetëm të shpifë.

Kjo sallë ka memorie. Kjo parti është organizatore e rezolutës për njohjen e republikës së Kosovës në atë kohë kur ju dridheshit, në vitin 1991.

Qeveria e saj u dha strehë dhe të gjitha mundësitë Adem Jasharit dhe komandantëve të tjerë të stërviten dhe të aftësohen.

Qeveria e saj ia doli të kalojë në vitin 1994, rezolutën e miratuar nga 137 vende.

Qytetarëve të Kosovës u njihej në OKB e drejta e vetëvendosjes, rezolutë që ishte bazë e dokumentit të parë të Rambujesë.

Kjo parti mbështeti fuqishëm si presidentin Rugova, ashtu edhe UÇK-në dhe ajo i konsideron ata luftëtarë të lirisë.

Kjo parti ishte promotore kryesore e njohjeve ndërkombëtare dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Tiranë.

Por, rreshtimi juaj me Aleksandër Vuçiçin, shndërrimi i kreut tuaj në argat të Vuçiçit ishte tradhtia më e madh që iu bë shqiptarëve dhe Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.

Kështu që ajo që bëni ju është një karnaval me të cilën dëmtoni palcërisht statusin e udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës, e cila për ne ka qenë dhe është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve që nga luftërat e Skënderbeut gjer sot.

PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë.

Se akuzat e rënda të bëra ndaj tyre nuk u faktuan asnjë prej tyre gjer sot.

Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco