Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ VV sulmon Ramën për Gjykatën Speciale: Rama të kërkojë falje për qëndrimet e tij

12:52, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e organizuar në Tiranë në mbështetje të krerëve të UCK që po gjykohen nga gjykata special ka përplasur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministrin Edi Rama. Në një reagim të Kurtit thuhet se Rama shkoi në Kosovë me urgjencë, me helikopter për të bindur palët që të votojnë specialen, ndërsa tani del në sheshë kundër kësaj gjykate. Për deklaratën e Kurtit ka reaguar Rama i cili nuk përgënjeshtron pretendimin e Vetëvendosjes se ka qenë pro speciales, por nga ana tjetër thotë se Kurti po përdor këtë çështje për kapital elektoral në prag të balotazheve në votimet për zgjedhjet lokale.

SYRI TV:

Lëvizja vetëvendosja ka reaguar pas protestës së thirrur në Tiranë, në mbështetje të ish krerëve të Uçk të cilët po gjykohen nga Gjykata speciale. Ndërsa shpreh mbështetjen për çdo protestë në mbrojtje të UÇKs-së, Vetëvendosja shënjestron kryeministrin Edi Rama, që prej kohësh po tenton të përdor këtë situatë me aktivizime në mbrojtje të Hashim Thaçit.

Vetëvendosja ka akuzuar drejtepërsëdrejti Edi Ramën, se ka lobuar dhe është angazhuar intensivisht për ngritjen e kësaj gjykate që sot po burgos liderët e UÇK-së. E për të ilustruar këtë angazhim, vetëvendosja sjell në vëmendje fluturimin me urgjencë të Ramës në Prishtinë në vitin 2015 për të lobuar tek forcat politike që të miratohej ngritja e kësaj gjykate, teksa Vetevendosja shprehej kundër.

Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

I vendosur në pozita të papërshtatshme, klryeministri Edi Rama ka replikuar me vetëvendosjen, duke u shprehur se në atë kohë, ai nuk e dinte që Gjykata Speciale do të arrestonte Hashim Thaçin, por sipas tij, hetimi do të ishte vetëm për trafikun e organeve. Rama më tej akuzon Albin Kurtin se po e përdor për politikë.

Unë kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë.

Ndërsa në Tiranë mbahet protesta, Vetëvendosja I kujton Edi Ramës, se veprimet e Gjykatës Speciale mund ti kundërshtojë në organizata ku ajo është  e anëtarësuar dhe jo me protesta në sheshe.

Institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Protesta e thirrur nga kryeministri Rama do të zhvillohet të premtën në datën 17 në sheshin Skëndërbej, ndërkohë që Levizja vetëvendosje thotë se si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco