Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

'Keni vënë partinë, mbi Shqipërinë', Boçi: Është koha që deputetët të vendosin interesin e qytetarëve mbi lojërat e qeverisë tuaj

12:11, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se situata politike në vend po tregon qartë mungesë përgjegjësie nga mazhoranca, e cila shpesh vendos interesat e partisë mbi ato të shtetit dhe qytetarëve.

Ai theksoi se shqiptarët presin veprime konkrete për të mbrojtur interesin kombëtar, duke mos i lënë sfidat dhe tensionet politike të pengojnë zbatimin e drejtësisë dhe zhvillimin e vendit.

Boçi u shpreh se për të treguar patriotizëm të vërtetë, deputetët duhet të vendosin interesin e shqiptarëve mbi atë të partisë, të mbështesin rezolutat që kërkojnë drejtësi dhe të dënojnë krimet historike, duke u bërë zë i qytetarëve dhe jo thjesht i lojërave politike. 

Deputeti i PD paralajmëroi se opozita do të vazhdojë të mbështesë çdo nismë që mbron Kosovën dhe interesat kombëtare, duke bërë thirrje për bashkëpunim të sinqertë dhe veprime konkrete për të adresuar sfidat e qytetarëve dhe për të garantuar një drejtësi të paanshme.

Deklarata e tij:

"Në realitet, leksionet këtu të patriotizmit u tentuan këtu nga kreu i grupit parlamentar i cili iku tani, gjithmonë ka vënë partinë mbi Shqipërinë, jo vetëm me veprime por edhe me deklarata.

Çuditërisht, sot doli i ndryshuar, por për ne duhet ta lini këtë lojë të strucit e mos të drejtoni këtu me sfida, sepse nëse ne e duam Kosovën apo drejtuesit e luftës së UÇK-së, ne duhet të vijmë në atë mitingun tuaj.

Sot është dita për t’u treguar patriotë, mos e lini për nesër, por dëgjojeni atë kryetarin e grupit tuaj parlamentar, vendosini shqiptarët mbi partinë sot, sepse ja ku e keni provën që të tregoni se e doni Kosovën.

Miratoni rezolutën kundër krimeve serbe në Kosovë, sepse ju të gjithë jeni parlament, një pjesë më përvojë të madhe.

Kush ka më shumë vlerë? Një rezolutë e dalë nga parlamenti apo fjalët hipokrite të atyre që morën iniciativën e Ballkanit të hapur për ta bërë Serbinë lokomotiv ekonomik të rajonit?

Kush ka më shumë vlerë? Rezoluta e Shqipërisë që shkon në atë Parlament Europian apo fjalët e atyre që sanksionuan Kosovën?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco