Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Xhaferri: Rama ka paguar mijëra euro për samitet e Open Balkan-it, por nuk paguan asnjë qindarkë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

11:56, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i opozitës, Besart Xhaferri, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi politike dhe braktisje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Sipas Xhaferrit, qeveria shqiptare ka harxhuar qindra mijëra euro për samitet e ‘Open Balkan’, ndërsa nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për mbrojtjen ligjore të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e akuzoi Ramën se ka vendosur interesin personal dhe marrëdhëniet me presidentin serb Vuçiç përpara kauzave kombëtare: ‘Takimi i 17 tetorit nuk është për UÇK-në, por për egon e Edi Ramës’, u shpreh ai me tone të ashpra.

Besart Xhaferri: Edi Rama, njeriu që në pesë vitet e fundit ka takuar më shumë Aleksandër Vuçiçin sesa të gjithë kryeministrat e Kosovës që nga viti 2008, takimin e 17 tetorit nuk e ka për krerët e UÇK-së, por për veten e tij, për të dëshmuar se është faktor në rajon.

Sa para ka paguar ai për avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së në Hagë, kur ka harxhuar qindra mijëra euro nga taksat tona për samitet e Open Balkan-it?

Kur çetnikët serbë përzinin familjarët e mi nga Kosova, Edi Rama i varte çelësat në qafë Goran Bregoviçit.

Edi Rama është ai që klaneve të drogës nga Mali i Zi dhe nga Serbia u ka vënë në dispozicion Portin e Durrësit për të kaluar drogë, dhe këtë fakt e ka ekspozuar DASH-i.

Ju që nuk votoni rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, nuk mund të flisni as për Kosovën, as për UÇK-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco