Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Berisha i përgjigjet Ardit Bidos: Transformove fjalët e mia brenda 2 minutash, e turpshme! Kjo nuk ka ndodhur në historinë e këtij parlamenti

11:52, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës gjatë një replike në seancën e sotme të kuvendit i ka dhënë edhe një përgjigje deputetit të Ramës Ardit Bido.

“Transformove fjalët e mia brenda 2 minutash, e turpshme!”. “Kjo nuk ka ndodhur në historinë e këtij parlamenti”, tha kreu i PD

Berisha: Kam dy replika zoti Peleshi sepse deputeti që vjen gjoja nga studimi, pati atë që nuk mund ta bëjë kurrë një njeri, të trillojë, të shpifë dhe të atribuojë atë që nuk e thashë kurrë.

E turpshme për ty Ardit Bido.

Turp të kesh, turp të të vijë, falsifikator.

Këtu para jush unë thashë, se edhe sikur shqiptarët të kishin kryer kryer gjenocid kundër serbëve, kundër maqedonasve, sikur të kishin kryer, unë do e dënoja.

Gjenocidin, vrasjen për çështje etnike, është krimi më i dënueshëm, më i shëmtuar.

Nuk thashë kurrë se ka ndodhur.

Duhet të kesh fytyrën tënde që të transformosh brenda dy minutave një deklaratë.

Nuk të them gjë më shumë se kaq.

Por të dish një gjë, nuk ka ndodhur në historinë 32-vjeçare të këtij parlamenti një akt i tillë.

Kanë ndodhur shumë akte, por të transformosh brenda minute deklaratën e tjetrit në të kundërt, e bën vetëm ti.

Ti qofsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco