Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

‘Qeveria i vendosi sanksione Kosovës’/ Noka: Askush, shqiptar apo i huaj, nuk e ka quajtur Veriun, tokë të askujt

11:31, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si të vetmen qeveri shqiptare që ka vendosur sanksione ndaj qeverisë së Kosovës.

Në fjalën e tij në Kuvend, Noka ka sjellë në vëmendje edhe deklararën skandaloze të Ramës, ku si askush tjetër, shqiptar apo i huaj, e quajti Veriun e Kosovës, si tokë të askujt.

Noka: Cila është qasja e PD dhe aleatëve të saj për Kosovën dhe çështjen shqiptare dhe cila është qasja e narkosit për çështjen e Kosovës, ajo është botërisht e ditur. Askush deri më sot nuk ka guxuar nga qeveritë shqiptare, që ta vendosin nën sanksione qeverinë e Kosovës, përveç se narkosit. Askush shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk e ka quajtur Veriun e Kosovës, si tokë të askujt, përveç se kreut të narkosit, askush nuk i ka futur thika pas shpine Kosovës, sa herë që ajo ka pasur nevojë për vllaun e madh Shqipërinë, përveç kreut të narkos dhe qeveria e tij. Askush nuk ka guxuar të ndërtojë marrëdhënie qoftë dhe bilaterale... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco