Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Situata e punonjësve të ‘Bankers’, Baçi: Naftëtarët kanë hyrë në grevë urie...duhet zgjidhje

11:25, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Luan Baçi deputet i Partisë Demokratike ne Kuvend tha gjatë fjalës së tij se e kërkova fjalën për procedurë, me shpresën që ju zoti kryetar nuk do të më paragjykoni. Ai ka paraqitur në Kuvend problematikën e naftëtarëve të zonës së Fierit dhe grevën e urisë që kanë nisur punonjësit e Bankers.

Baçi: Propozoj të futet në rendin e ditës. Kam një shqetësim që ka të bëjë me jetën e shumë qytetarëve në qarkun e Fierit. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për protestën e vazhdueshme të qindra naftëtarëve të kompanisë Bankers Petrolium. Që nga dje ka kaluar në një masë ekstreme. Kanë hyrë në grevë të urisë, dhjetëra punonjës dhe specialistë të kësaj kompanie. Besoj se të gjithë e kuptojnë se kjo masë vetëmohuese, ekstreme e tyre erdhi si rezultat i moszgjidhjes se problemeve dhe kërkesave të tyre të ligjshme të mohuara padrejtësisht nga kjo kompani që ka vite që ua mohon dhe që vepron në këtë zonë.

Ata kërkojnë të quhen naftëtarë, për arsye se kjo kompani nuk ua njeh statusin e naftëtarit që është dhënë nga ky parlament.

Paradoksi është se këtë status të naftëtarit ata patronazhistët që punojnë në Albpetrol e kanë këtë status.

Ata që kanë hyrë në grevë urie nuk janë as socialistë dhe as demokrate.

Kërkoi që kjo çështje te futet në rendin e ditës e kjo çështje të marrë zgjedhje nga ky parlament dhe kjo qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco