Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Serbët i kanë themeluar partinë ku bën pjesë, shpërfytyrohet Balla, sulmon opozitën për 'Hashimin'

Serbët i kanë themeluar partinë ku bën pjesë, shpërfytyrohet Balla, sulmon opozitën për 'Hashimin'

11:06, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë seancës së sotme në Kuvend kreu i grupit të Partisë Socialiste, një parti e themeluar nga Serbët në vitin 1941 në Tiranë doli në foltore dhe hodhi vrer kundër opozitës e cila ka mbrojtur çështjen shqiptare që nga dita e pare themelimit. Ndërkohë që nuk ishte dakord që të votohej në kuvend rezoluta që dënon gjenocidin serb ne Kosovë, ai u bëri thirrje opozitës që të bashkoheshin në një protestë në Tiranë në mbrojtje të Hashimit dhe të tjerëve të cilët shkuan me “dëshirë” në Gjykatën e Hagës dhe të nxitur plotësisht nga Edi Rama i cili u bëri thirrje që ta votonin Gjykatën Speciale.

Taulant Balla:  Nuk do të harxhon asnjë sekondë nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje, kërkesën e njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, që ua kemi kthyer përgjigjen shpesh, por do kaloj në një çështje emergjente.
Asgjë që vjen nga Berisha e kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur kurrë për mirë. Vendimi juaj, i PD për të bojkotuar protestën e nesërme ndërkombëtare në mbështetje të UÇK, është konfirmim i veprimeve kundër interesit të Kosovës.
Me që thatë se nuk doni krah Ramës, ai nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni pse nuk vini, sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni edhe ju nesër një protestë meqë nuk dini të vini me ta apo me ne. Bëni një tuajën nesër. Bëjeni në SHQUP, do ju vijnë më shumë sepse është një gjë që i përket interesit kombëtar”, tha ai.

Ndërkohë që qëndrimet e opozitës shqiptare kanë qene gjithmonë të qarte ne lidhje me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë. Por hipokrizia e Ballës i cili mundohet që tu tregojë ndërkombëtareve se gjithçka po shkon mirë në Tiranë pas masakrës ë 11 majit, biles kemi kohe edhe për protesta të bashkuar duket se nuk ka kaluar pa u kuptuar mirë nga opozita por edhe nga shqiptarët të cilët nëse i hedh një sy rrjeteve sociale do ta kuptoni përdorimin politik nga PS, parti e themeluar nga serbët që masakruan shqiptarët jo vetëm në Kosovë, të një çështje shumë të ndjeshme për shqiptarët.

Një përgjigje te pastër u dha edhe kreu i qeverisë së Kosovës në një reagim të Vetëvendosjes. Ndërsa vëllai i Vuçiçit në Tiranë e nxori kokën duke lëshuar akuza për Kurtin. Normal edhe ky si Balla bën pjesë në të njëjtën parti që Serbët e kanë themeluar 84 vjet më parë e akoma vegjeton në hapësirat shqiptare. Debati mbaron këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco