Rruga drejt BE-së/ Shifrat që nxjerrin lakuriq Ramën / Krasniqi: Propaganda nuk përputhet me statistikat reale

Rruga drejt BE-së/ Shifrat që nxjerrin lakuriq Ramën / Krasniqi: Propaganda nuk përputhet me statistikat reale

17:39, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i 'Institutit të Studimeve Politike', Afrim Krasniqi, ngre shqetësimin për propagandën politike të qeverisë së Edi Ramës që e paraqet integrimin e Shqipërisë në BE si një proces të afërt, ndërkohë që statistikat reale tregojnë një rrugë shumë më të gjatë.

E kësaj propagande të Ramës i del boja nga studimi dhe statistikat e  institutit austriak, WIIW (The Vienna Institute for International Economic Studies) pasqyrojnë gjendjen aktuale të vendeve të BP, përfshirë Shqipërisë, në raport me standardet e BE, - me opsion, vitet që duhen për të arritur këto standarde. Ja përfundimi. 2030? 2050? 2100? 2130?

E në vend të debatit dhe reflektimit mbi këtë studim serioz e në vend të vizionit strategjik, vendi sundohet nga slogane, imazhe boshe dhe vendi u beson statistikave, sloganeve, patronazhistëve e militantëve të qeverisë mediave të tyre, fjalimeve dhe përrallave të tyre.

2030? Me E. në BE? Me ata përballë tij? Kur propaganda dhe sloganet bëhen të lodhshme, statistikat dhe studimet na ndihmojnë të kuptojnë ku jemi dhe rrugën (e gjatë) që kemi. Në Tiranë na thuhet se ne kemi hapur derën për në BE, 2-3 vite mbledhje e negociata dhe u bë. Na thuhet se kemi investime moderne, rrugë moderne, qendra urbane moderne, spitale moderne, shkolla moderne, etj, etj, dhe kur ka kritika, të del “Djella” kompjuterike apo “Djellat” që lexojnë/përsërisin në mënyrë kompjuterike variantin zyrtar të përgjigjeve. Na thuhet se “këta” janë rruga e vetme, tjetri përballë na ofron “Djellat” e vet si zgjidhje/alternativë, edhe ato imazhe pa mendime, por që thjesht prodhojnë komandën që u jepet!

Studimi dhe statistikat e institutit austriak, WIIW (The Vienna Institute for International Economic Studies) pasqyrojnë gjendjen aktuale të vendeve të BP, përfshirë Shqipërisë, në raport me standardet e BE, - me opsion, vitet që duhen për të arritur këto standarde. Ja përfundimi. 2030? 2050? 2100? 2130?

Statistikat e studimet kanë rëndësi sepse ofrojnë mundësi për debat, janë bazë referimi dhe shërbejnë për të reflektuar, projektuar, planifikuar dhe për të menduar në mënyrë strategjike. Në një vend e shoqëri serioze ato lexohen, kuptohen dhe reflektohen. Te ne?! Vetëm në imagjinatë. Ne kemi liderit tanë, atyre u kemi deleguar mendimin dhe vendimin, atyre u kemi dhënë kontrollin mbi shtetin e shoqërinë, ne u besojmë vetëm statistikave të tyre, sloganeve të tyre, patronazhistëve e militantëve të tyre, mediave të tyre, fjalimeve dhe përrallave të tyre. Dhe periodikisht, sipas sistemit të tyre të vlerësimit, - ne jemi vendi më i lumtur në botë kur ata janë në pushtet, vendimi më i dështuar në botë kur ata janë në opozitë! Qeverisja nga turma, për turma, me turma dhe si turma, këtë model politik prodhon.

Fundjave të qetë!

P.S. Për atë pakicë që ende lexon, kupton, reflekton, vlerëson faktet/kulturën/qasjen profesionale dhe dijen, e mbi to, ka vizion/plan për të ardhmen, linku më i plotë i të dhënave gjendet këtu:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco