SYRI TV
Opozita ka zyrtarizuar mbështetje për 5 kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e pjesshme për 5 bashki, që do të mbahen në 9 nëntor. Njësoj si në bashkinë e Tiranës, edhe në 5 bashkitë e tjera, Partia Demokratike ka vendosur të japë mbështetjen për kandidatë të pavarur.
Partia Demokratike ka shpallur mbështetje për 5 kandidatë të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në bashkitë pa kryetar. Njësoj si në kryeqytet, edhe në 5 bashkitë e tjera, Partia demokratike ka vendosur të mbështesë për zgjedhjet e pjesshme, kandidatë të pavarur. Në Bashkinë e Vlorës, PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota, që do të garojë përballë socialistes, Brunilda Mersini.
Në Bashkinë e Tepelenës, PD do të mbështesë, Gabriel Gumën, i cili do të këtë përballë, kandidatin e Partisë Socialiste, Gramoz Sakon. Në Cërrik Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë kandidatin Amarildo Hoxha, i cili garon me kandidatin e mazhorancës, Florenc Doka. Në Berat demokratët do mbështesin kandidaturën e Pavlo Shkarpës, që përballë ka kandidatin e Partisë Socialiste, Ervin Ceca. Në Mat, kandidati i pavarur që mbështet nga partia demokratike do të jetë Eduart Brahlika, i cili garon në këtë bashki me përfaqesuesin e PS, Altin Bojni.
Ndërsa këta kandidatët do të përballen në zgjedhjet e 9 nentorit, ngelet ende i papërcaktuar fati i zgjedhjeve në kryeqytet, pasi Gjykata kushtetuese, pezulloi dekretin e Presidentit të republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Teksa mazhoranca ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës dhe opozita ka shprehur mbështetjen për kandidatin e pavarur, Florian Binaj, zhvillimi i zgjedhjeve në Tiranë, është ën duart e gjykatës kushtetuese, e cila në datë 31 tetor do të zhvilloje seancën e parë për ankimimin e Erion Veliaj, lidhur me vendimin e shkarkimit të tij, nga këshilli bashkiak dhe i vulosur nga kryeministri Edi Rama.
© SYRI.net