‘Pas vitesh errësirë…’/ Deputeti Tritan Shehu: Gabriel Guma, shpresa dhe fytyra e re e tepelenasve!

‘Pas vitesh errësirë…’/ Deputeti Tritan Shehu: Gabriel Guma, shpresa dhe fytyra e re e tepelenasve!

12:18, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për deputetin e PD, Tritan Shehu, kandidatura e demokratëve, Gabriel Guma, është shpresa dhe fytyra e re e tepelenasve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se PD dhe opozita mbështesin me të gjithë potencialin Gabrielin për Kryetar të Bashkisë së Tepelenës.

‘Mbas vite “erresire”, keqmenaxhimi, korrupsioni për tepelenasit, tashmë ka një shpresë të re. I riu, arkitekti, biri i kësaj treve kandidon dhe do të jetë Kryetari i ardhshëm i asaj Bashkie’, shkruan Shehu.

Statusi

Gabriel Guma, shpresa dhe fytyra e re e Tepelenës!

PD dhe opozita mbështesin me të gjithë potencialin Gabrielin për Kryetar të Bashkisë së Tepelenës.

Mbas vite “errësire”, keqmenaxhimi, korrupsioni për tepelenasit, tashmë ka një shpresë të re.

I riu, arkitekti, biri i kësaj treve kandidon dhe do të jetë Kryetari i ardhshëm i asaj Bashkie.

Një i ri intelektual, plot dije, ide, projekte e energji do të jetë zgjidhja e problemeve madhore, të asaj Bashkie, të akumuluara prej vitesh.

Një i ri jo i importuar, apo i “rregjistruar” si banor UFO i Tepelenës ditët e fundit, por i lindur, rritur, edukuar mes jush, të dashur tepelenas.

Një i ri që ka punuar dhe po punon për të mbajtur veten e familjen pranë jush.

Që ka vendosur të qëndrojë në Tepelenë për ta zhvilluar këtë trevë plot vlera e mundësi.

Një qytetar juaj ai, që nuk ka përfituar nga ky regjimi, dhe as kërkon të kandidojë me “thesin” e parave të tenderave korruptive.

Për ta zmadhuar atë më tej me paratë e taksave tuaja….

Por që paraqitet para jush ashtu si ai është, plot dinjitet, vullnet e vizione për Tepelenën.

Prandaj ju do ta votoni atë.

Prandaj ju do të fitoni duke fituar Gabrielin. Prandaj ju do te fitoni duke fituar Gabrieli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco