Dalin emrat e kandidatëve që do të mbështesë PD zgjedhjet e pjesshme lokale

Dalin emrat e kandidatëve që do të mbështesë PD zgjedhjet e pjesshme lokale

23:40, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka përcaktuar kandidatët që do të mbështesë në të 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në 9 nëntor.

Mediat raportojnë se ata janë kandidatë të pavarur të cilët do të mbështeten nga opozita.

PD do të mbështesë Gabriel Gumën në Tepelenë, Dionis Sotën në Vlorë, Eduart Brahlikënpër bashkinë e Matit, Amarildo Hoxhën në Cërrik dhe Pavlo Shkarpën në Berat.

Më herët PD deklaroi mbështetje për Florjan Binajn në Tiranë. Vendimin përfundimtar pritet ta marrë kryesia e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco