‘2 vendime nga Greqia me vulë apostile’/ Malltezi: A jep besim drejtësia kur nuk vepron ndaj Irena Gjokës?

20:17, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jamarbër Malltezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur edhe për gjuhën sulmuese ndaj trupërs së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dënuar në publik pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Malltezi solli në vëmendje një tjetër fakt të rëndë në lidhje me të kaluarën e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është qëlluar para 20 vitesh për ta vrarë, pasi bënte ryshfet me palët në gjyq.

‘Irena Gjoka, pa pasur këtë gjuhë presioni, para 20 vitesh e kanë qëlluar për të vrarë sepse ishte delinkuente që në atë kohë. Mori plumbin roja i gjykatës që e mbrojti por ajo që në atë kohë ishte delinkuente. Gjuha e dhunës ndaj Irena Gjokës, meriton çdo gjë, pasi të vjen me vendim 2 herë nga Greqia që është e dënuar dhe nuk veprohet ndaj Irena Gjokës, çfarë mund të ketë aty? Kjo nuk është gjuhë sulmuese por fakte, ti si shtet i injoron faktet që të vijnë nga shteti grek, atëherë nuk duhe të flasim ne?’, theksoi Malltezi.

Malltezi: Irena Gjoka, pa pasur këtë gjuhë presioni, para 20 vitesh e kanë qëlluar për të vrarë sepse ishte delinkuente që në atë kohë. Mori plumbin roja i gjykatës që e mbrojti por ajo që në atë kohë ishte delinkuente. Gjuha e dhunës ndaj Irena Gjokës, meriton çdo gjë, pasi të vjen me vendim 2 herë nga Greqia që është e dënuar dhe nuk veprohet ndaj Irena Gjokës, çfarë mund të ketë aty? Kjo nuk është gjuhë sulmuese por fakte, ti si shtet i injoron faktet që të vijnë nga shteti grek, atëherë nuk duhe të flasim ne?

Irena Gjokës nuk i hyri gjemb në këmbë nga kjo por i ndodhi kur vinte ryshfete me palët.

Kjo lejon vetëgjyqësinë sepse është një drejtësi e munguar.

Reforma në drejtësi u bë e njëkahshme. Drejtuese e vetingut ishte motra e Belinda Ballukut, a mund të jetë e besueshme kjo drejtësi?

Një rast tjetër. Ulsi Manja në fushatë elektorale me bluze logo të PS në 2017 në Paskuqan, dhe personi ngjitur me të, Ulsi Manja e bën hetues në BKH.

Këtë e kanë përdorur prokurorët në 90% të rasteve kundër Sali Berishës.

A mund të kemi besim te kjo drejtësi?

Tani kemi 120 milionë euro të vjedhura nga populli më i varfër i Europës. Këto dy zonjat sollën 2 anije, këto anije kanë prodhuar 0 energji, ne kemi paguar 120 milionë euro. Këta këtu prokurorët e SPAK gjoja do e hetojnë. Ku kanë shkuar 120 milionë euro, a ka ndonjë përgjigje? A jep besueshmëri kjo drejtësi?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco