SYRI TV
Zhvillimi i zgjedhjeve në Tiranë në 9 nëntor është i pamundur. Kështu ka deklaruar kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat. Teksa lajmëroi se KQZ ka pezulluar punën për zgjedhjet në kryeqytet ai tha se dhe nëse Kushtetuesja e cilëson të ligjshëm dekretin e presidentit, koha është e pamjaftueshme për të bërë përgatitjet. Celibashi tha se KQZ nuk është bërë palë në shkeljen e vendimit të kushtetueses, pasi nuk mund të presë pretendimet e palëve.
Mbajtja e zgjedhjeve në 9 nëntor në Bashkinë e Tiranës është e pamundur dhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos të cilësojë të ligjshëm dekretin e presidentit, Bajram Begaj. Kështu ka deklaruar kreu komisionit qendror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për gazetarët. Sipas Celibashit procesi kërkon kohën e tij dhe në kushtet aktuale në 9 nëntor është e pamundur zhvillimi zgjedhjeve në bashkinë më të madhe të vendit.
Celibashi tha se ka KQZ ka pezullur të gjitha përgatitjet për Tiranën, ndërkohë që po vazhdon për 5 bashkitë e tjera.
I pyetur nëse është bërë palë në shkeljen e vendimit të kushtetueses duke nisur përgatitjet për Tiranën, Celibashi dha këtë koment.
Celibashi tha se KQZ do të presë vendimin e kushtetueses dhe së bashku me institucionet e tjera do të marrë hapa konkretë.
© SYRI.net