Qytetari denoncon sorollatjen në sistemin e drejtësisë për pronën e tij. Paskal Nesturi deklaron se vetë Kryeministri Edi Rama po i vjedh pronën për t’ua dhënë miqve të tij dhe se Prokuroria e mbron.
Syri TV
Një denoncim i fortë për vjedhjen e 11 mijë metrave katror tokë nga miq të Kryeministrit Rama në Palasë ka mbërritur në redaksinë e Syri TV. Paskal Nesturi nga Vlora pretendon se miq të kryeministrit i kanë vjedhur tokën e po ndërtojnë në pronën e tij ndërsa rrëfen zhgënjimin e thellë për sorollatjen që i bëjnë në sistemin e drejtësisë.
Nesturi ka folur edhe për rastin e vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë ku shprehet se padrejtësitë ndaj qytetarëve janë të mëdha.
Nesturi shprehet i indinjuar për sorollatjen që bën Prokuroria dhe Gjykata teksa thotë se prej 11 vitesh nuk po gjen drejtësi për pronën e tij.
© SYRI.net