Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Vrasja e gjyqtarit të Apelit/ Tela: Është thyer një tabu! Shqipëria, i vetmi vend ku ndodh një gjë e tillë

18:25, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Andi Tela e cilësoi të paprecedentë vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit, duke thënë se ky akt shënon një pikë të errët në historinë e drejtësisë shqiptare. Në studion e emisionit ‘Task-Forcë’, ai theksoi se gjyqtari përfaqëson simbolin e ligjit dhe drejtësisë në emër të Republikës, ndaj sulmi ndaj tij është sulm ndaj vetë shtetit. Tela shtroi pyetjen thelbësore që, sipas tij, duhet bërë: Pse kemi ardhur deri këtu?

Andi Tela: Ajo që ka ndodhur është në kufijtë e të paimagjinueshmes. Mund të thuash që është thyer një tabu. Të mendosh që të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit, është diçka që unë nuk di të ketë ndodhur diku përveç Shqipërisë. Pra, janë vrarë gjyqtarë, janë vrarë më tepër...ne jemi mësuar me Italinë, me mafian por ato janë prokurorë, jo gjyqtarë. Gjyqtari është gjithmonë ai që do janë të drejtën dhe në Shqipëri gjyqtari jep të drejtën në emër të Republikës. Pra kemi rënë të gjithë dakord që kush ka probleme, shkon dhe e zgjidh në gjykatë. Këtë e bën politika, këtë e bëjnë individët, këtë e bëjnë shoqatat, pra gjithkush ka të drejtën ta zgjidhi në gjykatë.

Dhe gjykatësi është simboli i drejtësisë. Kështu që, kur ndodh kjo vrasje nuk ka nevojë për këto ‘elegjirat’ që ndodhin në të tilla raste. Të gjithë çojnë mesazhe ngushëllimi, të gjithë përpiqen të reagojnë me gjuhën e ashpër ndaj dhunës që ka ndodhur. E rëndësishme është të kuptojmë pse ka ndodhur, pse ka ardhur deri në këtë pikë. Shumë thjesht të thuash që do të marrim masa, do të mblidhet trupa e gjyqtarëve, do mblidhet trupa e prokurorëve, do reagojë shteti, do reagojë kryeministria, do reagojë ministria e Brendshme. Pse erdhëm tek kjo pikë?

Të kuptojmë se pse erdhëm te kjo pikë përtej gjithë mesazheve që jepen çdo ditë nga publiku dhe përtej faktit që gati 80% e rrjetit në mënyrën më absurde të mundshme, por të kuptueshme nga ne këtu në Shqipëri. Shkojnë dhe japin lavde dhe merita autorit të vrasjes...ne duhet të themi pse? Dhe po ta shohësh gjyqin si ka ndodhur, mes dy detajeve të gjyqit kupton që nuk ishte Astrit Kalaja që duhej të vritej për këtë gjë. Gjyqi mes dy palëve, ka qenë nga ato që quhen rëndom banale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco