E ftuar në emisionin “A Show” nën moderimin e Adi Krastës, gazetarja Alba Kepi, në një intervistë së bashku me gazetarin investigativ italian Nello Trocchia, deklaroi se Shqipëria është tashmë një narkoshtet dhe jo thjesht sipas opinioneve mediatike, por sipas dokumenteve zyrtare të antimafias italiane.
Ajo theksoi se ky libër i Trocchias, i titulluar “Të Pamposhturit”, është ndërtuar mbi dokumente gjyqësore, materiale të sekretuara dhe letra zyrtare. Çdo kapitull sjell një ngjarje dhe një personazh që dëshmon fuqizimin e mafias shqiptare në narkotrafikun ndërkombëtar.
Sipas Kepit, rëndësia e këtij libri qëndron pikërisht në faktin se për herë të parë nuk kemi më raportime të izoluara, por një dosje të plotë që përmban fakte, intervista dhe dëshmi të nivelit të lartë. Kur Trocchia intervistoi dy prej “maestro”-ve të antimafias italiane dhe i pyeti nëse Shqipëria është një narkoshtet, ata u përgjigjën: “Më shumë se kaq.”
Në intervistë, Trocchia, një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative në Itali rrëfeu për herë të parë detaje nga investigimi i tij, duke përmendur edhe përgjigjen e dy prej figurave më të rëndësishme të antimafias, të cilët, kur u pyetën nëse Shqipëria është një narkoshtet, thanë: “Më shumë se kaq.”
Pjesë nga deklarata:
Është një libër i bazuar në dokumente gjyqësore, të antimafias, dokumente të sekretuara. Gjithçka është e bazuar në letra zyrtare. Gazetari, falë punës së tij, ka arritur të mbledhë dhe të formojë "pazëllin", për t’i vënë titullin këtij libri: "Të Pamposhturit".
Pra, në këtë libër, çdo kapitull ka një personazh dhe një ngjarje që tregon se sa të pamposhtur dhe të fuqishëm po bëhen shqiptarët mafia shqiptare në narkotrafikun botëror. Rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se është kthyer tashmë në një referencë kur përdorim shprehjen "narkoshtet". Por, kur Trocchia, një gazetar investigativ një nga firmat më të rëndësishme të gazetarisë investigative italiane dhe autor i disa librave në këtë fushë merr dhe interviston dy nga "maestro-t" e antimafias italiane, ata i përgjigjen pyetjes së tij: “A është Shqipëria një narkoshtet?”, dhe përgjigjja e tyre është: “Më shumë se kaq.”
Unë mendoj se rëndësia e këtij libri është se gjithçka që është përcjellë gjatë këtyre viteve ka rënë në vesh të shurdhër, por tani kemi një libër që sjell dokumente zyrtare dhe takime konkrete.
© SYRI.net