Lajmi i fundit

Sërish helmim tek Akademia e Policisë në Tiranë

Sonila Bejtja në GJK deri më 2028, Logu: Prekja e mandatit cenon pavarësinë e Kushtetueses

19:43, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rasti i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja është prova më e qartë e një komploti institucional ku pushteti politik ndërhyn drejtpërdrejt për të rrëzuar mandate dhe për të vendosur njerëz të bindur ndaj qeverisë Rama.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu, i ftuar në studion e “Task Force’ në Syri Tv tha se prekja e mandatit të gjyqtares Bejtja cenon pavarësinë e Gjykatës.

"Dispozita e Kushtetutës ka qenë shumë e qartë se cilët janë mandatet e anëtarëve që nuk janë të plota. Madje Kushtetuta ka identifikuar mandatet. Mandati i anëtarit që përfundon në 2017, zëvendësuesit të tij i përfundon mandatit në 2025. I vetmi anëtar që i përfundonte mandati në 2017 ishte Vitore Tusha. Zëvendësuesi i saj ishte Olta Zaçaj i përfundon mandati në 2025.

Rregulli i dytë thotë se mandati që përfundon në 2020 zëvendësuesi i tij qëndron në detyrë deri në 2028. Ka qenë Fatmir Hoxha, është emëruar Sandër Beci deri në 2028. Dhe të gjithë gjyqtarët e tjerë kanë mandat të plotë.

Në rastin e mandatit që fillimisht e mori zoti Muçi, i cili për shkak të vetingut u largua nga detyra brenda 2019, dhe në dhjetor 2020 u zgjodh zonja Bejtja, e cila ka marrë mandatin e zotit Muçi i cili do të qëndronte për një afat të plotë 9 vjeçar 2019 – 2028. Është shumë e qartë që mandati i zonjës Bejtja përfundon në 2028. Në të njëjtën ditë e muaj që do të përfundonte mandatin zoti Muçi

Në 2011 gjykata Kushtetuese është gjendur në një situatë të tillë. Prekja e mandatit të gjyqtarit Kushtetues cenon parimet themelore kushtetuese. Nuk ka të drejtë as kryetari i Gjykatës së Lartë, as Presidenti dhe as Kuvendi ti tregojë gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese kohëzgjatjen e mandatit të tij pasi do të cenonte pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Zgjidhjen e mekanizmit të respektimit të parimit të përtëritjes me 1/3 për çdo 3 vjet nuk mund ta bëjë vetë Gjykata Kushtetuese. Nuk shpikim norma të reja, intepretojmë Kushtetutën.

Duhet të jetë Kuvendi që përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të ofrojë mekanizmin zhbllokues. E thënë në situatën konkrete, nuk ka asnjë kompetencë Gjykata Kushtetuese për të shpikur mekanizmin si do të krijohet vakanca" tha ai per gazetaren Sonila Meço. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco