Lajmi i fundit

Sërish helmim tek Akademia e Policisë në Tiranë

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

17:52, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koordinatori ekonomik në PD, Dorian Teliti ka ironizuar vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Teliti thotë se qeveria i harroi pensionistët pas fletës së votimit, duke u mundësuar mbulimin e vetëm një kafeje në shtëpi.

‘Mbaruan zgjedhjet? Epo mbaruan edhe “bonuset magjike”, shkruan Teliti përmes ironisë në rrjetet sociale.

Sipas Telitit, tashmë  pensionistët duhet të kënaqen me gjysma indeksime – pasi sipas qeverisë, jetesa qenka bërë më e mirë e jo më e vështirë.

Statusi

QEVERIA HARRON PENSIONISTËT PAS FLETËS SË VOTIMIT!

Lajm i madh: Nga 1 tetori pensionet indeksohen me plot 2.5%!

Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë.

Mos të ankohemi kot...të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria.

Mbaruan zgjedhjet? Epo mbaruan edhe “bonuset magjike”.

Tani pensionistët duhet të kënaqen me gjysma indeksime – sepse sipas qeverisë, jetesa qenka bërë më e mirë e jo më e vështirë.

Faleminderit për kujdesin konstant… çdo 4 vjet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco