Kontrata e qeverisë me kompanitë Excelerate Energy dhe ExxonMobil u nënshkrua pas një gare të paracaktuar. Përveç angazhimit personal të Yuri Kim, edhe nënshkrimi i marrëveshjes u gjet me shkelje të rënda dhe më një dëm të madh financiar që iu ngarkua buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë.
Syri TV
Angazhimi i ish-ambasadores Yuri Kim në këtë marrëveshje ka qenë personal sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në një kohë që e gjithë marrëveshja e nënshkruar për të sjell dy TEC-et lundruese kishte probleme të mëdha ligjore, e madje kontrata ishte e paracaktuar. Emisioni plug dhe gazetarë investigative pak kohë më parë, publikuan shumë shkelje. Madje edhe kontrolli i lartë i shtetit konstatoi dëme të mëdha shkaktuar buxhetit dhe taksapaguesve shqiptarë.
Pasi kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e emergjencës, KESH nisi procedurat për të hapur garën për kompanitë që do të ofronin shërbimin e funizimit me energji. Procedura nga KESH u shpall më 5 janar të vitit 2022 dhe ofertat do pranoheshin deri në datë 27 janar. Ndërsa KESH, ndryshoi disa herë afatet e dorëzimit të ofertave, në SHBA, publikimet e kompanive në buletinin Securities and Exchange Commission, ngritën dyshime për paracaktimin e kësaj gare. Excelerate Energy, Inc, në faqen 117 të Table of Contents Business, deklaron se është njoftuar nga Shteti Shqiptar për shpalljen fitues të ofertës së tyre për Asetin Gjenerues Termik, në Janar të vitit 2022.
Në Shqipëri ne kemi firmosur një memorandum mirëkuptimi në Mars të vitit 2021 me ExxonMobil dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të drejtuar një studim fizibiliteti për zhvillimin e një projekti energjetik me gaz të lëngshëm…po në të njëjtën linjë ne ju përgjigjëm kërkesës së qeverisë Shqiptare për të për tu dhënë me qira atyre gjeneratorë si pasojë e emergjencës. Në janar të vitit 2022 jemi njoftuar se oferta jonë është shpallur fituese.
Nga sa më sipër, ngrihet dyshimi se jo vetëm nuk janë respektuar afatet ligjore të prokurimit publik dhe është njoftuar fituesi në shkelje të këtyre afateve, por mesa duket kjo garë ka qenë e paracaktuar.
Por jo vetëm paracaktimi i garës, por në kohën që qeveria shqiptare shpalli fituese këto kompani, Excelerate Energy dhe ExxonMobil as nuk i kishin në pronësi dy TEC-et, pasi siç mësohet nga të dhënat e kompanisë Bangladeshase “Khulna Poëer Company LTD” në vitet 2021-2022 Aseti Gjenerues Termik Tigri 1&3, ishin ende në pronësi të tyre dhe ishin nxjerre në shitje për vlerën 25 milionë euro. Edhe ky detaj ështëy një shkelje e rëndë e prokurimit, pasi KESH në pranimin e ofertave, kërkonte garancinë që mjetet prodhuese të energjisë, kompania duhet ti kishte në dispozicion.
Ndërsa autoritetet shqiptare kishin mbyllur sytë në çdo aspekt, angazhimi i Yuri Kim në Shqipëri kishte shkaktuar polemika edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Michael Rubin, një ish-punonjës i Pentagonit, pretendonte në një analizë se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte angazhuar në sjellje korruptive dhe në mbështetje të kryeministrit Edi Rama me pretendimin se një marrëdhënie mes Ramës dhe Erdogan do ti mundësonte asaj emërimin si ambasadore në Turqi.
© SYRI.net