Lajmi i fundit

Sërish helmim tek Akademia e Policisë në Tiranë

'Më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës'/ Deputetja e rilindjes kopjon ‘kolegen’ gjermane – shkon me fëmijën në komision

'Më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës'/ Deputetja e rilindjes kopjon ‘kolegen’ gjermane – shkon me fëmijën në komision

14:27, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi, u shfaq me fëmijën e saj në krah. Ky veprim është i pazakontë për parlamentin shqiptar, ku zakonisht fëmijët nuk marrin pjesë në mbledhje.

Duket se Gjuzi ka marrë inspirim nga deputetja gjermane Hanna Steinmüller, e cila vetëm disa ditë më parë mbajti fjalimin e saj mbi buxhetin e Ministrisë së Ndërtimit duke mbajtur foshnjën në krah. Por deputetja gjermane, përveçse nënë është edhe një politikane që çfarë u thotë votuesve tësaj, ndërsa Iva deri më tani, nga votuesit e saj njihet si person që u fut në listë të sigurtë falë lajkave që i beri Edi Ramës.

LEXO EDHE: Në listën e mbyllur për deputete të PS/ Ilva Gjuzi: Më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të shndërrohet në një trend të ri për mbledhjet e komisioneve parlamentare edhe nga shoqet e Ivës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco