22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e dhunuar brutalish dhe u hodh nga kati i tretë i një hosteli në Tiranë në gusht 2022. Ngjarja tronditi Shqipërinë, por tre vite më pas hetimet mbeten të paqarta për shkak të mungesës së provave dhe pengesave procedurale.
Në një reagimin në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë dhe SPAK-un për mbrojtje të kriminelëve të lidhur me pushtetin. Ai deklaroi se kriminelët morën jetën e Joy-t të pafajshëm dhe se drejtësia shqiptare ka dështuar përballë këtij rasti.
Berisha u shpreh se tragjedia e Joyt është një paralajmërim për paaftësinë dhe korrupsionin që mbizotëron në institucionet e drejtësisë. Nëna e Joy, Ruth Abongo, njoftoi se do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi për vajzën e saj. Rasti mbetet simbol i dështimit të hetimeve dhe i nevojës për llogaridhënie të autoriteteve.
Nëna e Joyt të ndjerë deklaroi se nuk do të dorëzohet dhe do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi.
“Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Edhe policia e di. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri. Ishte dhimbje e madhe për mua por tani jam bërë më fortë dhe tani kam forcën për t’u përballur me frikërat e mia, përfshirë kthimin në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Po, do të vij për ta mbyllur çështjen dhe për t’ia marrë telefonin nga gjykata. Me këshillat e duhura do të vij, por këtë herë do të sigurohem që kam vizituar personalisht zyrat në Kenia.”, tha ajo.
Postimi i Berishës:
© SYRI.net