Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

Dronë serbë në Kosovë? Gashi: Alarmet u dhanë nga strukturat shtetërore... KFOR e mohon rrezikun për sigurinë

19:36, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Kreshnik Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë në një intervistë të dhënë në SYRI TV, duke i vendosur në kontekstin e përvjetorit të ngjarjes së Banjskës dhe të fushatës elektorale në vend.

Ai tha se ngritja e alarmit për dronë të dyshuar nga Serbia, e bërë nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe e përforcuar nga Policia e Kosovës, mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të rritur profilin e disa institucioneve në prag të zgjedhjeve.

Kreshnik Gashi: Ajo që është e qartë, është se jemi në përvjetorin e ngjarjes së Banjskës dhe po ashtu jemi në një fushatë elektorale ku të gjithë janë angazhuar që sa më shumë të ngrihet performanca e disa institucioneve në Kosovë. Kjo duhet të shfrytëzohet dhe dëgjohet edhe nëpër botë apo dhe në një fushatë më të ashpër elektorale.

Ditët e fundit kemi një ngritje të një alarmi që e ka ngritur ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pretendon se në Kosovë ka patur ndërhyrje të dronëve që kanë ardhur nga Serbia që paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës. Më pas, kjo është vazhduar edhe nga strukturat e Policisë së Kosovës të cilët kanë ngritur një alarm brenda opinionit në Kosovë, ku gjoja jemi në një situatë ku kemi fluturime të paautorizuara në pjesën kufitare në Serbinë.

Mirëpo, kjo situatë është sqaruar sot pasdite ku KFOR, ka dalë me një deklaratë publike ku ka treguar që nuk ka patur asnjë ndërhyrje të rrezikshme, apo ndërhyrje e cila e cenon sigurinë e Kosovës me anë të dronëve këto javët e fundit. KFOR ka dalë me një qëndrim të qartë që nuk ka patur asnjë problem për sigurinë e vendit në raport me sulmet e mundshme apo dhe interferimet e hapësirës ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco