Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohet çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz

Takimi qeveri-mafia në Aruba/ Dylgjeri: Presidenti të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Takimi qeveri-mafia në Aruba/ Dylgjeri: Presidenti të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

17:49, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-funksionari i lartë i Ministrisë së Brendshme dhe analisti politik Ylli Dylgjeri ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të librit ‘Të pamposhturit’ me autor gazetarin Nello Troçhia, që flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare, dyshohet se në krye ka qenë Edi Rama, në një takim të dyshimtë në ishullin e Aruba-s, ku kanë qenë të pranishëm figura nga bota e krimit shqiptar dhe ndërkombëtar.

Sipas Dylgjerit, situata paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme institucionale. Ai i bën thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar atë që ai e quan ‘Dosja Aruba’.

‘Presidenti i vendit Bajram Begaj duhet të mbledhë Urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Pas deklarimeve të Shtypit Perëndimor se pjesëtarë të Qeverisë Shqiptare, (me dyshime se në krye është edhe Kryeministri),  kanë marrë pjesë në një mbledhje mafiozesh në Aruba, kemi  të bëjmë me një shkelje skandaloze të Sigurisë Kombëtare: Shqipëria pjesë e mbledhjeve të trafikantëve!,’shkruan Dylgjeri në Facebook.

Ai shton se çdo vonesë nga ana e institucionit të Presidentit do të konsiderohet si tradhti kombëtare, duke kërkuar që të nisin menjëherë hetimet dhe të jepen sqarime publike për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve shqiptarë në aktivitete të paligjshme ndërkombëtare.

‘Presidenti i vendit duhet të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar ‘Dosjen Aruba’.

Të kërkojë sqarime dhe hetim!

Më mirë të mbledhë Peleshin & Co se Bangladeshin!

Ky është Shteti i së Drejtës, çdo hezitim është tradhti kombëtare’, shkruan më tej Ylli Dylgjeri.

Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Presidenca apo nga Kryeministria lidhur me këto akuza dhe kërkesa për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco