Akuzat dhe denoncimet e shumta për lidhjet e krimit me qeverinë Rama kanë qenë në qendër të bisedës në Intervistën e Syri tv në edicionin e mesditës.
Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca, Gazetari Elkier Bushkolaj tha se “kartelet përgjakën Shqipërinë, pastruan paratë me bekimin e qeverisë”.
Elkier Bushkolaj: Paradoksi nis që më Gjeneralin Italian Fabricio Lisi i cili kur drejtonte operacionet e Guardia di Finanzas në Shqipëri në 2015, kur Shqipëria ishte mbuluar me kanabis dhe sapo kishte filluar ai kalvari tragjik i vrasjeve nga Dukagjini deri në Përmet, shprehej se në Shqipëri në krah të Saimir Tahirit gjithmonë luftohej 92 për qind e kanabisit nga autoritet. Pastaj për të mbërritur edhe tek deklarata e Arben Ahmetajt që kanabizimi ishte një projekt kombëtar e thënë nga ish zv kryeministri dhe numri dy i qeverisë për gati një dekadë e kupton atëherë përmasën tragjike të asaj çfarë ka ndodhur.
Por le të kthehemi dhe të jemi pak më konkretë. Dosje që ne kemi lexuar dhe që erdhën nga partnerët belgë dhe partnerët francezë, ne na dhanë një panoramë të qartë, të asaj se çfarë ndodhte me fuqinë financiare të krimit shqiptar i cili tashme rezulton i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, jo si një aktor i dorës së dytë, por si aktor i dorës së parë. Aq sa në disa vende të BE ka diktuar edhe çmimin. Dhe ajo që nisi amnisti fiskale, po të kujtohet, na Edi Rama në një takim në Londër ku bëri thirrje për emigrantët. Për hir të së vërtetës nuk kishte të bënte fare me paratë e djersës së emigrantëve shqiptarë, por ishte kjo.
Bashkimi Evropian atëherë e kundërshtua ashpër por amnistia u finalizua dhe u vendosën të gjithë mekanizmat shtetërore në dispozicion të grupeve kriminale që ata të kishin të gjitha akseset e nevojshme për të pastruar paratë. Dhe kjo siç është mësuar edhe nga zoti Ahmetaj që ndërtimi është pika kryesore ku janë pastruar këto para, është skanuar edhe nga departamenti amerikan i shtetit edhe në raportin e fundit të shkurtit të këtij viti e evidentonte sektorin e ndërtimit si oazin ku pastroheshin këto para. Por edhe atë që ne kemi parë përgjatë këtyre viteve, me Tiranën dhe bregdetin më ato investimet strategjikë, na e faktojnë.
Janë dy elementë. Njëri element është kulla dhe tjetri është rënia e Euros. Nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra tjetra. Kjo tregon se kemi një bashkëpunim institucional ku unë gjykojë që janë përshirë edhe bankat. Dhe një rol të rëndësishëm ka banka e Shqipërisë, por edhe drejtoria e pastrimit të parave. Por kjo për fat të keq ekspozon edhe SPAK-un si të varur totalisht nga kjo. Pasi SPAK pretendon se ka një bilanc në raport me politikanë të arrestuar. Në fakt ka një raport shumë negativ në raport me luftën ndaj krimit të organizuar në raport me aspektin financiar.
Pra janë goditur disa banda, pavarësisht se kolegu Fatjon Gjinaj nxori shifrën e rreth 250 personave kryesisht të karteleve nuk janë arrestuar, kjo edhe për shkak të dekonspirimit. Por nuk e ka goditur krimin në aspektin financiar. Ka një lëvizje pas vizitës së Dumanit në DASH dhe është një lëvizje që më shumë e kam vënë re tek prokuroria e Tiranës dhe prokuroret e rretheve por që prapë është minore. Bëhet fjalë për miliarda euro dhe nuk po flasim për trafikantë të thjeshtë apo për njerëz të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike me doza. Ne po flasim për grupe kriminale që në bashkëpunim me grupet e tjera veçanërisht sllave, kanë trafikuar tonelata me kokainë. Madje shumë nga këto grupe ne na kanë dalë në dosje që kanë përfituar edhe tendera publikë. Dhe logjika të çon që, me paratë publike janë financuar ngarkesa kokaine. Nuk po ndalemi tek fuqia financiare e këtyre grupeve se ne e kemi parë. Por po ndalemi në dy elementë. Është përgjakja e Shqipërisë po themi përgjatë periudhës 2015 – 2022. Që ka qenë një luftë në disa qytete që kishte përplasje për ato pazare droge te prishura në vendet e Bashkimit Evropian. Dhe një qytet problematik ka qenë Elbasani në krye te listës, pastaj Durrësi Tirana, Vlora e më pak Fieri me Lezhën, Mirditën dhe Shkodrën që kanë edhe një kontekst tjetër të përplasjeve që vijnë për shkaka të prishjes së pazareve të drogës. Sepse aty futet edhe gjakmarrja.
Pasi përgjakëm rrugët e Shqipërisë , tani kemi kaluar tek fenomeni ekonomik që lidhet me fenomenin financiar që deri tani ka nxitur eksod masiv e deri tani ka krijuar një stok prej 100 mijë apartamentesh në Tiranë.....
Vetëm për gjatë vitit 2019 - 2022 kemi 6 shtetas të vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Episodet që lidhen direkt me këtë vrasje i pamë dhe nga përgjimet e Sky ECC..
Pas vizitës në SHBA, Dumani bëri dy vizita, një në Malin e Zi e tjetrën në Serbi.
Logjika na çon tek bashkëpunimi I karteleve shqiptare me kartelet malazeze, pasi ka persona që kanë mbetur të vrarë e të plagosur në atentate që kanë pasur lidhje me këto kartele sllave
Vendosja në dispozicion e portit të Durrësit. Te paktën 3 vitet e fundit nuk është kapur asnjë kg kokainë.
Këto klane ose kanë përdorur portin e Durrësit ose po përdorin Tiranën për të pastruar paratë e pista.
Vizita në Serbi.
Klanet serbe, që janë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, janë klanet që dikur drejtoheshin nga Arkani, krimineli famëkeq. Pra anëtarët e atyre bandave që dikur kryenin krime në Kosovë, ose kanë përdorur portin e Durrësit, ose Tiranën për të pastruar paratë.
Paska qenë një aleancë e mirëfilltë mes serbëve, malazezëve e shqiptarëve dhe e bën situatën më të rëndë. Kjo na orientohet nga SHBA.
© SYRI.net