Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohet çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz

SYRI TV/ Shqipëria hap dyert për Bangladeshasit, Begaj-Bangladeshit në OKB: Na sillni të rinj!

14:34, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria i drejtohet Bangladeshit për punëtorë dhe studentë – Begaj kërkon emigrantë për të zbutur krizën e largimeve masive

Shqipëria ka shkuar deri në kërkesa të drejtpërdrejta ndaj Bangladeshit, duke i bërë thirrje për të sjellë të rinj për studime dhe punësim në vend, si pjesë e përpjekjeve për të përballuar krizën e shkaktuar nga largimet masive të qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Bangladeshit, ku u ka komunikuar mundësitë që Shqipëria ofron për jetesë dhe punësim, si dhe lehtësirat që qeveria shqiptare do të ofrojë përmes sistemit të vizave online.

Kjo lëvizje nga ana e kreut të shtetit është mbajtur e fshehtë nga institucionet shqiptare, por është bërë publike nga media ndërkombëtare. Sipas tyre, Shqipëria ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e qeverisë së Bangladeshit për të ndihmuar në mbushjen e boshllëqeve të krijuara nga eksodi i të rinjve dhe punonjësve shqiptarë.

Presidenti Begaj, i cili me shumë gjasa ka folur edhe në emër të kryeministrit Edi Rama, i ka kërkuar autoriteteve të vendit me mbi 170 milionë banorë që të nxisin emigrimin drejt Shqipërisë, duke u ofruar mundësi të mira për jetesë, punësim dhe përfitim nga pasuritë natyrore të vendit tonë.

Edhe pse Presidenca nuk ka lëshuar njoftim zyrtar për këtë takim, vetë Begaj ka bërë një postim në platformën sociale X (ish-Twitter), ku ka bërë të ditur se është takuar me kreun e Qeverisë së Përkohshme të Bangladeshit, Prof. Muhammad Yunus. Sipas tij, diskutimet janë fokusuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik e kulturor, si dhe rritjen e angazhimit në kuadër të platformave shumëpalëshe.

Megjithatë, sipas gazetës Daily Observer në Bangladesh, takimi ka qenë shumë më konkret. Burime të kësaj gazete zbardhin se Presidenti Begaj i ka kërkuar Këshilltarit të Lartë të qeverisë së Bangladeshit, [EMËR MBIEMËR], që vendi i tij të orientojë emigrantë drejt Shqipërisë, si zgjidhje për mungesën kritike të fuqisë punëtore në sektorë kyç.

Për të stimuluar këtë proces, Begaj ka promovuar investimet në jug të Shqipërisë si një mundësi të dyfishtë – për punësim dhe turizëm. Ai ka theksuar se qeveria shqiptare do të ndërmarrë lehtësira konkrete për të përshpejtuar dhe thjeshtuar procesin e marrjes së vizave, përmes aplikimeve online, pa nevojën e procedurave të ndërlikuara përmes ambasadave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco