Orest Berberi, Anëtar i FRPD Durrës, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar sot mbi situatën e shpronësimeve dhe vlerësimit të pronave në qytetin e Durrësit, duke kritikuar ashpër politikat e bashkisë.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Berberi theksoi se mënyra se si po zbatohen shpronësimet në disa zona të qytetit është e papranueshme dhe absurd, sidomos për qytetarët me të ardhura modeste dhe pensionistët.
Ai u shpreh se, ndërkohë që projekti prezantohet si “fantastik” nga pushteti lokal, realiteti është krejt i kundërt, pasi banorët po përballen me humbje të pasurisë së tyre dhe me mungesë mbrojtjeje ligjore.
Berberi theksoi se çmimet reference që po përdoren për shpronësimin janë të vjetruara dhe nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave, duke e krahasuar situatën me një “tallje dhe absurd” për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat më të shtrenjta të qytetit.
Ai paralajmëroi gjithashtu se në janar të 2026, çmimet e reja do të dyfishohen, duke i lënë banorët pa mbrojtje ligjore dhe duke rritur ndikimin financiar të shpronësimeve.
Orest Berberi:
"Ideja është që këta banorë shpronësohen në këtë lloj vlera çmimesh dhe është për të qeshur e për të qarë në të njëjtën kohë, sepse zoti Alfred thotë se është një projekt fantastik. Ore, si mund të jetë fantastik projekti kur ti heq njerëzit nga shtëpia?
Interes publik është kur bën një rrugë, autostradë, një spital, nuk është projekt interesant kur ti prish shtëpitë e pensionistëve me 150 mijë lekë pension, e sot edhe sikur këta të kenë biznes nuk ja dalin dot.
Jam shumë i sigurt se zoti Alfred, po të ishte në vend të asaj zonjës që pa duke protestuar, do e kishte ngritur bashkinë në ajër.
Sa i përket pjesës që ne dalim në protestë, është se pikërisht në atë zonë, në bulevardin e Durrësit dhe zoti Alfred e di mirë se është një nga zonat më të lakmuara të qytetit, si dhe më të shtrenjtat, dhe marrësh për çmim reference 675 mijë lekësh që është këtu e disa vite, është tallje dhe absurde.
Dua t’i theksoj zotit Alfred që në janar të vitit 2026 do hyjnë referencat e reja, që i bie në janar të 2026 metri katror aty, në çmim reference, s’do jetë 675 mijë lekë, por do të jetë 1,240 euro.
Kjo do të thotë se ajo dyfishohet, dhe i gjithë ky nxitim sa i përket shpronësimeve që po bëhen në atë zonë është që të mos i kapë janari i 2026 dhe banorët të mos kenë mbrojtje ligjore sa i përket rivlerësimit të pronave të tyre në çështje gjyqësore".
© SYRI.net