Orest Berberi, anëtar i Kryesisë së FRPD, komentoi sot nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto” mbi situatën problematike që po përballet qyteti i Durrësit, ku banorët autoktonë rrezikojnë të dëbohen nga pronat e tyre për shkak të projekteve të mëdha ndërtimore që po realizohen pa një konsultim real me komunitetin.
Në fjalën e tij, Berberi theksoi se ndërhyrjet e institucioneve shpesh kryhen pa transparencë dhe pa përgjegjësi, duke favorizuar vetëm interesat e pushtetit dhe oligarkëve, ndërkohë që qytetarët mbeten të pambrojtur dhe humbasin jo vetëm shtëpitë, por edhe mundësitë për të ushtruar biznesin dhe për të siguruar të ardhmen e tyre.
Ai shtoi se projekti i ndërtimit të kullave të larta pranë monumenteve historike dhe zonave të banuara përbën një rrezik të madh për identitetin dhe historinë e qytetit, duke shkatërruar peizazhin urban dhe duke cenuar hapësirat publike që qytetarët mund të përdorin.
Berberi u shpreh gjithashtu se çdo herë që zbulohen pjesë të trashëgimisë historike, ato mbulohen ose injorohen për t’i hapur rrugë ndërtimeve të mëdha, ndërkohë që banorët dhe bizneset që kanë jetuar dhe punuar aty për dekada janë të detyruar të zhvendosen.
Deklarata e tij:
"Institucionet mund të mendojnë për projekte të tilla, por nuk dinë çfarë hallesh kanë banorët.
Unë di të them se prej një muaji e gjysmë që jam marrë me këta banorë, këta janë njerëz që janë autoktonë të asaj zone dhe të arritsh të dëgjosh e të shikosh, njëri nga banorët ka blerë fotoksinë, është e tmerrshme.
“Kamblerë fotoksinë, më tha. Mua dhe nënës time duan të na nxjerrin nga shtëpia, ajo vdes nëse na nxjerrin nga ketu dhe unë më mirë përdor fotoksinë dhe mbaroj punë.
Mirë që i nxjerrin nga shtëpia e tyre, nga puna, nga e ardhmja, aty ka hotel dhe është biznes i rregullt prej 30 vitesh, dhe prishja e tij kushton 40 milion lekë të vjetra.
Përgjegjësia e institucioneve është zero, ndërgjegja e këtyre njerëzve është zero, bëjnë dallime partiake dallime selektive dhe miq e klienta.
Unë jam i bindur se me prishjen e këtyre banesave, aty do të ndërtojnë kulla afër 100 metra me këtë projekt të ish-teatrit romak. Do të ngrihet një kullë mbi 30 kate, më e larta në Durrës.
Bizneset aty pranë kanë nisur të zhvendosen. Edhe në pallatin e Vangjush Dakos, ku kanë gjetur objekte dhe ermime bizantine, e kanë mbuluar me pallat.
Durrësi, nga çdo centimetër që zbulon monumente, do të gjesh historinë. Problemi është se si do ta bësh Durrësin një zonë të zhvilluar, me pedonale dhe hapësira publike, ndërkohë që ngjitur me këtë projekt ngrihet një kullë 30-katëshe, që nuk i shërben askujt tjetër veç pushtetit, oligarkëve dhe atyre që duan të marrin pushtetin"
© SYRI.net