Vlorë/ Votim i hapur për zëvendësin e Dredhës, opozita kundër! Forca e kartonave miraton njeriun qe kishte caktuar Rama

Vlorë/ Votim i hapur për zëvendësin e Dredhës, opozita kundër! Forca e kartonave miraton njeriun qe kishte caktuar Rama

11:08, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shoqëruar me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës kur kërkohej votim i hapur për kandidaturën e Ramës për të zëvendësuar kreun e dorëhequr të bashkisë Ermal Dredha.

Tensionet në këshill kanë nisur pasi është kërkuar te hidhet në votim të hapur për Elis Halilin.

Kjo është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e opozitës në Këshill të cilët deklaruan se rregullorja nuk e lejon këtë gjë.

Ndërkohë që emrat e tjerë që ishin kandidatë nuk janë përmendur fare. Këshilli i të majtëve u mor vetëm me emrin që kishte caktuar Rama.

Kërkesë që nuk u pranua nga shumica e majtë. Dhe në votimin e hapur u miratuar njeriu i Ramës për kreun e bashkisë së Vlorë.

Elis Halili ishte paracaktuar nga kreu i rilindjes që të voptohej si kreu i bashkisë së Vlorës. Udhëzim të cilin e kishte ndarë me anëtarët socialistë edhe Blendi Çuçi njeri i Ramës në qarkun e Vlorës.

Lexo dhe: 'Njohje personale e Ramës...' Prapaskenat, kush do votohet sot në Vlorë, dhe pse Çuçi urdhëroi votim të hapur

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco