Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Berisha: Belinda Balluku në përgjime për korrupsion, kërkoi shumë të majme për tender

16:46, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi sot se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dal në përgjime me një biznesmen, duke kërkuar shumë të majme parash për një tender. Bazuar në denoncimin e qytetarit dixhital, Berisha u shpreh se ky regjistrim i është dërguar Edi Ramës nëpërmjet Ergys Agasit, por ai e refuzoi duke e rikonfirmuar Ballukun si krahun e tij të djathtë. Sipas Berishës, riemërimi i saj konfirmon se jo vetëm Balluku, por I përfshirë në këto afera korruptive është vetë Edi Rama.  

Lideri i opozitës Sali Berisha bëri një denoncim të fortë për  përfshirjen e zv krteninisrres Belinda Balluku në një  përgjim telefonik, ku i kërkon një biznesmeni shumë të majme për një tender. Në konferencën me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se ky rregjistrim ka rënë edhe në dorën e kryeministrit Rama 2 javë më parë.

"Qytetari dixhital informon se Lubi Balluku lakohet shumë në bisedën telefonike të një biznesmeni me një person tjetër.Lakohet për një tender, në të cilin Lubi Balluku, sipas biznesmenit, ka kërkuar një përqindje të majme për të akorduar tenderin. Ky regjistrim i është dërguar kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, nëpërmjet famozit Ergys Agasi. Ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive" tha Berisha.

Berisha tha se  Rama e hodhi në kosh përgjimin e Ballukut, pasi janë bashkëpunëtor në vjedhje, sidomos në fushën  e energjisë, që siç thekson kryedemokrati, kanë alarmuar edhe ndërkombëtarët

"Pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive. E lidh tuneli i Llogarasë, në të cilin del se kanë futur në xhep jo 50 milionë, por 90 milionë euro. Vjedhjet e tyre, që kapin qiellin në energji, shqetësuan shumë institucionet ndërkombëtarë. Rama, për të mos thënë pastaj aferat e tjera të mëdha, është i lidhur me Lubinë si mishi me thoin në vjedhje, vjedhje dhe korrupsion. Ndaj dhe regjistrimi i fundit që i shkoi para dy javësh, ku biznesmeni i thotë me zë dhe figurë thotë që Lubia ka kërkuar kaq përqindje, Edi Rama e ka hedhur në kosh dhe e ka sjellë dje në parlament.

Në komunikimin me gazetarët Berisha komentoi edhe propozimin e PS për shkarkimin e Erion Veliajt, ku theksoi se Edi Rama po vjen tek kerkesa që opozita ka bërë  prej kohësh, për të përmbushur qëllimin e vet personal, groposjen përfundimtare të kryebashkiakut Veliaj.

Berisha komentoi edhe zhvilimet e fundit në kuvend, ku akuzoi kryeministrin Rama se po bllokon opozitën në parlament për të mbuluar mandatin e vjedhjeve, ndërsa paralajmëroi luftë frontale si kundrapërgjigje në këtë betejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco