Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Qeveria u betua pa prezantuar programin, mungoi ministrja e re ‘Diella’

14:07, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, bënë betimin para presidenti të republikës, duke marrë zyrtarisht detyrën. Ndryshe nga herët e tjera, pas 35 vitesh, kjo ishte e para qeveri që bën betimin pa shpalosur më parë programin qeverisës në Kuvend.

Syri TV

Edi Rama hyri këtë mëngjes në Presidencë, për të bërë për herë të katërt, betimin si kryeministër i Shqipërisë.

Rama dhe ministrat e tij, bënë betimin para kreut të shtetit, duke nisur zyrtarisht punën. Por këtë herë ndërsa vendosi dorën në Kushtetutë, kryeministri mori edhe një tjetër përgjegjësi, atë të ngritjes dhe funksionimit të ministres së inteligjencës artificiale, Diellës.

Por këtë herë betimi i kryeministrit ishte ndryshe nga herët e tjera. Për herë të parë, pas gati 35 vitesh, një qeveri bëri betimin te Presidenti, pa shpalosur më parë në Kuvend, programin qeverisës, por duke e votuar në vetëm 5 minuta.

Opozita e cilësoi antikushtetues, aktin e kryeministrit që urdhëroi miratimin e programit dhe përbërjes së qeverisë, pa debat parlamentar. Megjithëse Partia Demokratike kërkoi përsëritjen e seancës dhe i bëri thirrje Presidentit të Republikës, për të mos zhvilluar ceremoninë e betimit, Bajram Begaj u duk i lumtur, teksa priste kabinetin e ri qeveritar.

Pas betimit, Edi Rama së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar, përshkruan në këmbë bulevardin dëshmorët e kombit, për t’ju drejtuar zyrave të tyre, aty ku u mbajt mbledhja e parë e qeverisë së re, me dyer të mbyllura.

Ndërsa opozita e akuzon se e mbajti karrigen e kryeministrit me vota të blera, duke shfrytëzuar burimet shtetërore e krimin, tani që hyri sërish në atë derë, sfida e Edi Ramës do jetë, a do arrijë të qëndroje deri në fund të mandatit aty.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco