Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Votimi i programit dhe qeverisë pa debat - Reagon për Syri tv delegacioni i BE në Tiranë

13:37, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Miratimi i programit të ri qeverisës në një seancë që zgjati vetëm 5 minuta dhe ku opozita u privua nga debati për programin ka sjellë dhe reagimin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.   Në një reagim për Syri Tv Delegacioni i BE në Tiranë  shpreh keqardhjen që qytetarët shqiptarë u privuan nga mundësia për t'u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë, teksa thekson se Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv.

Syri tv

Në  një seancë që zgjati vetëm 5 minuta  në 19 shtator Parlamenti nën drejtimin e Niko Peleshit kaloi me 82 vota pro programin qeveris për 4 vitet e ardhshme në një seancë që do duhej të kishte kryefjalë shpalosjen e programit dhe debatin mazhorancë - opozitë lidhur me programin qeverisës.

Kjo ka sjelle dhe reagimin  e ashpër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë që në një  përgjigje për Syri Tv për zhvillimet në Parlament, thekson se Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv dhe është për të ardhur keq që qytetarët shqiptarë u privuan nga mundësia për t'u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të qeverisë.

 “Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu.

Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t'u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”

Delegacioni i BE-së në Tiranë  në reagimin për Syri Tv zotohet se do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik.

Delegacioni i BE ne Tirane ka dënuar sjelljen e mazhorances socialiste e cila miratoi programin dhe qeverinë në seance pa debat dhe ne mënyre te njëanshme. Për Syri Tv, Delegacioni i BE thekson se ‘Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t'u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit’. Nder të tjera në reagimin e saj, thekson se Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative. Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, thuhet ne reagim duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco