Në një vendim skandaloz, Komisariati i Etikës vendos përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhin dhe deputetin e PD, Fidel Krekën për seancen e djeshme.
Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama tregon qartë se kryeministri ka alergji nga demokracia, pasi ktheu parlamentin në teatër virtual dhe miratoi qeverinë dhe programin qeverisës brenda 25 minutave pa e prezantuar para shqiptarëve dhe duke i mohuar fjalën opozitës në kundërshtim me Kushtetutën, sot ka vendosur dhe përjashtimin e deputetëve që në seancën e parë të këtij legjislativi, 2025-2029.
Kjo nisje e kësaj legjislature parlamentare tregon shumë për mënyrën se si pritet të vijojë trajtimi i mazhorancës socialiste kundrejt opozitës të cilës i mohon fjalën dhe e përjashton, në kushtet kur integrimi i vendit në BE kërkon dialog dhe respektim të të gjithë faktorëve politikë.
© SYRI.net