Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kalaja: Prokuroria në duart e politikës! Gara për kreun e SPAK është farsë, jo proces i drejtë

09:34, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja foli rreth procesit të zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme. Ajo deklaroi se gara është thjesht formale dhe se vendimet në sistemin e drejtësisë vijojnë të merren nga politika. Kalaja solli në vëmendje lidhje të ngushta politike mes figurave të larta në drejtësi dhe eksponentëve të mazhorancës, duke e konsideruar të gjithë procesin si të manipuluar dhe të paracaktuar.

Adriana Kalaja: Nuk e mendoj. Ky është fakt , është një gjë që tashmë dihet nga i gjithë sistemi. Gara do të jetë sa për të thënë, për të treguar që funksionon KLP. Sesa funksionon KLP ne e kemi parë gjatë gjithë kësaj periudhe. Aq më shumë që dhe brenda KLP ka patur zëra dinjitoz që e kanë kritikuar dhe i kanë thënë që jemi kthyer në një agjenci turistike. Kështu që, kjo është mëse e sigurt për këdo që është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe ka pak informacion nga sistemi i drejtësisë.

Pika e dytë që lidhet me statusin tim, është që nëse pyet për Anita Jellën, të gjithë e dinë që duke qenë grupi i Dibrës (se mund të quhet si grupi i zjarrit), i gjithë sistemi e njeh si mbesa e Ulsi Manjës, ose mbesa e dosjes ‘184’, dosja e Dobrës. Që për mua, personi kryesor në atë dosje është ish-ministri i Drejtësisë, sot kryetar i komisionit të ligjeve.

Tani, lidhur me se pse po bëhet kjo, unë nuk jam fare krenare apo të them që e thashë me kohë, pothuajse kam qenë nga të vetmet që kam thënë që kjo është loja e Ramës, sikur nuk e do Dumanin. Në fakt ishte një marrëveshje e Ramës me Yuri Kim edhe për ta shitur në publik që Dumanin e do Amerika. Pra, nuk e do partia Socialiste por e do Amerika dhe koha besoj që koha ka dhënë të drejtë që nuk e donte Amerika por e donte PS dhe po kështu ne jemi dëshmitarë të gjithë të miqësisë që Dumani ka me Ulsi Manjën. Kështu që, Ulsi Manja...edhe Dumani ‘me fustan’ ka të njëjtat lidhje të fuqishme me Arben Rakipin. Ajo që në fakt duhet të shqetësojë të gjithë opinionin publik, është që së pari në krye të prokurorisë më të rëndësishme në vend nuk ka garë, së dyti në krye të prokurorisë më të rëndësishme në vend vijon të vendosi politika dhe e treta, sipas informacioneve që kanë dalë në media, bashkëshorti i ‘Dumanit me fustan’ ka qenë i dënuar në shtetin italian. Ka patur probleme shumë të rënda me ligjin dhe çuditërisht ashtu siç ka ndodhur gjatë procesit të vetingut, persona përgjegjës në KPK kanë fshehur dokumente shumë të rëndësishme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco