Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'74 familje të Durrësit drejt shpronësimit', Idrizi: Banorët dhe bizneset po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre

09:19, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Isuf Idrizi, banor i zonës së Durrësit, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, tha se banorët autoktonë dhe bizneset familjare po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të projekteve të mëdha ndërtimore që po zhvillohen në qytet.

Ai shpjegoi se pjesa e tij e pronës është ndërtuar në vitin 1997 me leje ndërtimi, ndërsa ngjitur ndodhet shtëpia e prindërve të tij, një ndërtesë historike mbi 200-vjeçare, e cila nuk ka dalë në listat e shpronësimeve dhe nuk do të prishet.

Isuf Idrizi theksoi se situata është selektive dhe padrejtësisht disa pronarë, si ai, po përfshihen në programin e shpronësimeve, ndërkohë që shtëpi të tjera që ndodhen në të njëjtën zonë, përfshirë banesa të njohura, nuk preken.

Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet dhe informacionin për shpronësimin e ka mësuar vetëm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga autoritetet lokale.

Banori i zonës së Durrësit:

Unë pjesën time e kam ndërtuar në 1997, me leje ndërtimi. Ngjitur me shtëpinë time është shtëpia e prindërve të mi, ku kam lindur dhe jam rritur, një shtëpi 200-vjeçare, dhe emri i asaj shtëpie nuk ka dalë.

Pra, prindërit e mi nuk kanë thënë gjë as për ta prishur, dhe unë jam ngjitur me shtëpinë e tyre. Është një shtëpi dykatëshe, dhe ka 30 vite që nuk banohet; ka qenë shtëpia e një deputeti, dhe ajo shtëpi nuk do të prishet.

Kjo gjë është selektive, sepse shtëpia ime është ndërmjet dhe vetëm e imja figuron në listë. Në të njëjtën kohë, shtëpia e Kovacit nuk prishet.

Jam interesuar dhe me para, dhe plani fillonte nga bankat, që do të bënin rrugë, por është një plan selektiv, sepse arrin vetëm deri në një pjesë të caktuar të rrugës. Nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar dhe këtë njoftim e kemi parë vetëm në rrjete sociale.

Në fillim shkova tek kryetarja dhe më dha këtë letër me çmimin që e vendosi ajo. Edhe në raport me çmimin zyrtar të referenceve, ai është i ulët.

Ne nuk duam që të na prishet shtëpia. Jemi nga banorët më të vjetër në Durrës, jashtë zonës arkeologjike. Brenda zonës arkeologjike ndërtojnë hotele, ndërsa nga njëra anë ndërtohet, nga ana tjetër prishen banesat e disa të tjerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco