Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha kundër bojkotit: Do futemi në zgjedhje, edhe pse …

Berisha kundër bojkotit: Do futemi në zgjedhje, edhe pse …

22:15, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin e zgjedhjeve, por e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

Në studion e Opinion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, ‘nuk bojkotojmë zgjedhjet. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne do të hyjmë në zgjedhje.’

Blendi Fevziu: Jeni të gatshëm të futeni për zgjedhjet e Tiranës?

Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Blendi Fevziu: Po do të hyni në zgjedhje?

Sali Berisha: Po, do të hyjmë në zgjedhje.

Blendi Fevziu: A ka PD një kandidat, tej bisedës me opozitën?

Sali Berisha: Po ka, padiskutim që ka kandidat.

Blendi Fevziu: A e shihni Ilir Alimehmetin si një kandidat të mundshëm të opozitës në Tiranë.

Sali Berisha: Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës dhe për çdo funksion tjetër.

Blendi Fevziu: Ju vetë jeni për një kandidat mirëfilltë politik, apo jashtë politikës?

Sali Berisha: Nëse gjindet një figurë konsensusi do të jetë më e mirë. Një figurë konsensusi e të gjithë opozitës do të jetë më e mirë, por që i plotëson disa kushte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco